Σελίδες

Δευτέρα, 31 Μαρτίου 2014

DETOKSIFIKIMI I ORGANIZMIT




Detoksifikimi i organizmit (shplarja e organizmit nga helmet) ka për qëllim te heqim nga dieta jonë e perditeshme ushqime që konsiderohen "të dëmshme" për trupin dhe në të njëjtën kohë të rrisim konsumimin e ushqimeve që konsiderohen të dobishme . Toksinat/helmet hyjnë në trupin tone nga ushqimi , uji dhe ajri që thithim, duke bllokuar metabolizmin tonë . Dietat më të njohura "detox" jane ato qe per 1-2 ditë pime vetem lengje ose per 4-5 ditë konsumojme ushqime bimore , të tilla si orizi i zi, fruta dhe perime. Ushqime që zakonisht janë të përjashtuara eshte sheqeri, mishi i kuq ,brumrat, vezët dhe ndalohet rreptesisht alkooli .
Disa nga frutat dhe perimet që ju mund te shtoni në pjatën tuaj të cilat ndihmojnë trupin për të reduktuar toxinat jane : Asparagus, ananas , lulushtrydhe, mango, xhinxher, rrush, panxhari, kardamom,kastraveci, articoke* , limon , majdanoz , mollë , hudhërat,susami dhe orizi i zi.
Më poshtë do shkruaj tre receta që une përdor kur deshiroj të bëj detoksifikim organismit. 
Ju kisha shkrojtur dhe ne teksi me pare qe cdo mengjes pi uje te vaket me limon sepse e konsideroj si detoksifikim dhe hidratim te organismit.

Kujdes: Dietat Detox mund ti bejne vetem njerëzit që s'kanë probleme me shëndetin dhe qe jane mbi moshen 18 vjeç.

1) DETOX ME UJE
Pini shume uje. Shkakton eliminimin e shpejtë të toksinave nga trupi dhe e mban ate ne gjendje te shkelqyshem.
Në një shishe me ujë shtoni feta te 1 limoni, 3 luleshtrydhe,3-4 fruta te egra pylli dhe gjethe mente.








 E lini ne frigorifer gjat gjith nates dhe te nesermen e kini gati. 


Ja dhe nje sallate me fruta qe ndihmone organizmin te largoj toksinat e trupit:
Ananas,mango,kivi,lulushtrydhe dhe fruta pylli


2) SUPE DETOX nr. 1


Perberesit e supes: 

  • 300 gr brokoli 
  • 2 kastraveca
  • 1 karotë 
  • pak majdanoz ose selino 
  • 1 copë xhinxher
  • 1 mollë jeshile 
  • limon 
  • kripë dhe piper 


Pergatitja: Ziejme brokolin për 5-7 minuta e lem te ftohet pak dhe hedhim te gjithë përbërësit në mixer me pak ujë dhe i tretim. I shtojme kripen,piperin dhe lengun e limonit dhe supa është gati.Konsumohet sipas deshires e ftohtë ose ngrohtë.





3) SUPE DETOX nr.2


Perberesit e supes: 





  • 2 kungulleshka
  • 3 articoke
  • 1 karotë 
  • 1 qepë e that ose 2 te njoma
  • 1/2 presh 
  • 1 patate 
  • 3-4 kërpudha 
  • pak majdanoz ose selino 
  • 1 lt ujë 
  • 1limon 
  • kripë dhe piper 


  • Pergatitja:
    Presim të gjithë përbërësit dhe i hedhim në tenxhere me ujë.I ziejme deri sa te zbuten dhe në fund shtojme kripën, piperin,dhe lengun e  limonin.
    Për ata që ju duket e pa shijshme le te shtojne një lugë gjelle me vaj ulliri.
    Sigurisht dikush mund te heq ose të shtoj perime sipas dëshires.