Σελίδες

Κυριακή, 30 Μαρτίου 2014

Dieta ime e perditeshme


Përshëndetje miqte e mi ,shpresoj te jeni të gjithë mirë dhe të kaloni bukur duke ber gjera qe ju dashuroni.

Siç e kam thënë në këtë blog , ndër të tjerave , do të merremi shumë me menyren e te ushqyerit shendetshem.
Unë besoj shume ne thenja " Jemi cfar hame  " !
Duhet të respektojmë ushqimin dhe ta shohim si dicka qe na jep kenaqesi dhe jo si dicka te domosdoshme.
Jam nga njerëzit që me pelqen te shikoj pjata me ushqime te fresketa  dhe te provoj shije te ndryshme por mbi te gjitha ushqimi te jet i gatuar mire.
Ushqim i shëndetshëm për mua do të thotë të gatuhet me përbërës të freskët , pa shumë yndyrë dhe i pa konservuar . Me pak fjalë te gatuhet nga duart e tua ose nga duart e mamit .. Diçka që nuk është gjithmonë e mundur , sidomos kur jeton vetëm dhe orët e gjata te punas te  kane lodhur!
Por dikush qe ka deshire gjithmonë mund te gjej pak kohë dhe ta shoh gatim si një hobi që vetëm rezultate pozitive do te sjellë në trup dhe ne mendje.
Kohët e fundit kam lexuar nje hulumtim që ishtë bërë në Amerikë,i cili theshte se gratë dhe burrat qe kalojnë disa orë në kuzhinë ( duke gatuar dhe jo duke ngren, sepse atëherë do të kishte efekt të kundërt ) janë më të lumtur , më sociale dhe me aktive në marrëdhëniet e tyre shoqerore dhe sigurisht me elegant. .
Pra, rezultati është vetëm një : gatimi na bën mire per shëndetin tonë .
Mua me pelqen te gatuaj per veten edhe per njerzit e mi te dashur dhe mund te them se gatimi është hobi im i preferuar .
Besoj se te ushqehesh shëndetshëm është një zakon që pak nga pak do ta adhurosh .. Sepse ndihesh shume mire kur konsumon cdo gje pa kuresyer dhe me e rendesishmja eshte se je i shendetshem dhe pa kile te padeshiruara!
Pra, në këtë artikull unë do të përshkruaj dietën time të përditshme e cila me ka treguar qe punon shume mire tek organismi im edhe pse ndonjeher dal jasht regullave duke ngren embelsira dhe duke pir alkool.
Le te fillojm athere: dita e mirë  nga mëngjesi duket !
Unë fillojë diten me një gotë me ujë të vakët dhe gjysmë limoni të shtrydhur .E bëj këtë sepse pas 8 orë gjumë , trupi ka nevojë per lengje qe te hydratohet sa me mire dhe gjithashtu te detoksifikohet.Limoni vepron si detoksifikim i organismit duke përjashtuar toksina dhe siguron një lëkurë të shëndetshme dhe gjithashtu rrit funksionin e zorrëve.

Për mëngjes unë preferoj :
- Opsioni nr. 1 : 100 g . kos ( 0 % ose 2 % ) me 3-4 luge supe me tërshërë dhe gjithmonë e shoqeroj me fruta të freskëta ose te thata, nje version tjeter eshte 1 l.s mjaltë + 4arra ose 10bajame .
Ndonjëher i hedh te gjitha ne mixer dhe i bej smoothie, gjithashtu gjithmonë shtoj kanellë dhe chia seed (fara lulekuqeje) .
-Opsioni nr. 2 : nje tost me bukë te zeze dhe një fetë proshute gjel deti, përhap mbi te avokado dhe chia seed + një frut apo lëng te fresket frutash .
- Opsioni nr. 3 : terhan i embel i mamit .. ushqim im i preferuar .
Do shkruaj me posht menyren si e gatuaj une :
Zjej për 3 minuta 1/2 filxhan terhan me një gotë ujë, pastaj shtoj një gotë qumësht ( 1.5 yndyrë ) i zjej per 10 minuta ( kujdes mos derdhet ) ​​dhe pastaj fik soben dhe coptoj ne tenxhere nje cop te vogel djathë te bardhe (me yndyrë të ulët ) kripë dhe shumë piper te zi te sapo bluar.(mua me pelqejn shume ushpimet pikante dhe do ju rekomandoja ta provonit dhe ju sepse e ve ne pune metabolizmin) dhe oreksi te mire !
Zakonisht këto janë zjedhjet e mia të preferuara për mëngjes. Jane rekomandime të shëndetshme per te nisur fuqishem diten dhe me pak kalori .
 

Tost me proshute gjel deti,avokado, chia seed, goji berry, luleshtrydhe dhe mana.

Smoothie me Kos, tershere,tahini,banane,portokall,lulushtrydhe,kivi,bajame,chia seed,goji berry,kanelle, fruta te pyllit


Për snack preferoj :
Pasi kam ngrënë mëngjes mbas 2 oreve shkoj në palestër për një orë gjimnastike. Stervitja qe bej atje eshte e veshtire dhe kërkon ushqim të pasur dhe më shumë proteina . Kështu që pas stërvitjes preferoj një vezë të zier , 6 bajame ose 3 arra, një frut ose një lugë të vogël me mjaltë + nje lug te vogel tahini(susam i bluar)

Për drekë preferoj :
Dreka konsiderohet si vakt kryesor dhe patjetër duhet të përfshijë karbohidratet, yndyrna dhe proteina ! Karbohidratet gjenden tek buka , tek makaronat, tek orizi edhe tek  frutat e perimet, yndyrnat gjenden tek vaji dhe tek bulmetet dhe më në fund proteinat gjenden tek mishi, tek bulmetet dhe tek bishtajoret.
Dieta ime bazohet tek dieta mesdhetare eshte e pasur dhe perfshin qe te tre perberesit e mesiper gjithashtu eshte e gatuar mirë me prodhime te fresketa.
Dreka ime ne pergjithesi përmban një here ne jave bishtajore (fasule ose groshe ), nje here ne jave mishi i kuq ( zakonisht fileto viçi ose mëlçi) , oriz i eger ose makarona te zeza ( jo sasi e madhe ) , ditët e tjera konsumoj pule dhe peshk shume peshk .. Nuk jam rritur ne një qytet bregdetar keshtu qe skam konsumuar shume peshk ne moshe te vogel por tani ka raste kur unë perdor dhe 5 herë në javë peshk te pjekur në skarë ose supe ... Me patjeter qe kete duhet ta ndryshoj sepse sic e tham duhet te ushqehemi me te gjithe gamen ushqimore dhe kudo te perdorim meter.
Gjithmonë dreka eshte e shoqeruar me nje sallatë me perime te fresketa ose te zjera dhe pasi kam ngren kam një zakon të keq, pothuajse gjithmon konsumoj diçka të ëmbël ..Embelsirat pervec kenaqesise qe ndjejme nuk na japin asgje te mire per shendetin vetem na shtojne kile..dua ta ndaloj pak nga pak kete ves te keq por edhe një tjetër, alkoolin, pi  pothuajse çdo ditë 1-2 gota verë ose uzo .. Ju nuk do ta lexoni këtë, dhe nuk do e merni parasysh! :-)

Për snak pasdite Preferoj :
Një sallatë të vogël  me fruta ose 10 bajame ose 5 arra  ose 10 kikirike pa kripe ose 1 filxhan te vogel  fara luledielli.

Për darkë preferoj :
Mundohem darken ta konsumoj para ores 09:00 dhe i shmang karbohidrateve ( bukë , makarona , oriz ) dhe preferoj protein.
Kështu që unë zgjedh dy shishqebap pule ose gjoks pule te piekur ne sgare me një sallatë të vogël ose një supë pule me perime apo supe peshku me perime ose peshk i pjekur me sallat ose perime te zjera.Shume herë vete dhe tek zgjidhja e lehtë qe është një sallatë me ton peshku.


Disa sekrete :


  1. Pi kafe/çaj/kakao pa sheqer dhe pa qumësht .
  2. Pi 1,5-2 lt ujë në ditë ,1 - 2 gota kafe , 1 filxhan kakao, 2-3 gota çaj dhe ndonjehere një got lëng  frutash te fresket\
  3. Bulmetet jan gjithmonë me yndyrë te ulet.
  4. I kam ndaluar ushqimet e konservuara dhe te ngrira !
  5. Konsumoj shumë fruta dhe perime( të freskëta )
  6. Perdor Bukë thekre, makarona te zeza dhe oriz te eger.
  7. Kur dal per te ngren në një restorant nuk ha ushqime te gatuara por vetëm produkte te pjekura në skarë. Kete e bëj sepse nuk e di se si eshte gatuar ajo " garnitura e shijshme "..  por as cilësine dhe as sasine e materialeve që u përdoren !
  8. Konsumoj mish të kuq një herë në javë dhe gjithmonë mish viçi ( ndodh që të perdor dhe mish qengji ose mish derri , por rrallë )
  9. Kam futur në dieten time te perditeshme "super foods"( do të referohem tek keto në një artikull tjeter te ardhmen )
  10. Bej gjimnastik 3-4 herë në javë me një trajner personal dhe gjithashtu pothuajse çdo ditë ece 40'-60'

Shpresoj tju kem ndihmuar me këtë model te ushqyeri që une ndjek dhe postimet e tjere do të jene më specifik në lidhje me dike qe dëshiron të humb peshë me lehtë dhe sigurisht shëndetshm, pa bere dieta rraskapitëse dhe pa stres.

Shënim: Nuk jam specialiste për tju sugjeruar që ju te perdorni kete model diete qe perdor une. Çdo rast  i cdo individi është i vecant dhe në qoftë se ka një problem shëndetësor, gjithmonë  te kontaktoj me dietologun ose me mjekun e tij.