Σελίδες

Πέμπτη, 10 Απριλίου 2014

ALL ABOUT STYLE


Stili i çdo personi është çështje personale dhe secili prej nesh ka te drejten e zgjedhjes per menyren e tij të veshjes dhe të shprehurit nepermjet tij.Se pari le te qartesojme cfare është moda dhe çfarë eshte stili sepse  shumë herë ne i ngaterojmë me njëra-tjetren. Ekziston një dallim i madh në mes stilit dhe modës. Moda ndryshon në mënyrë shumë te shpejtë dhe ne nuk e arrijmë 100% ta ndjekim akoma edhe në qoftë se kemi një gjendje të mirë ekonomike dhe blejme cdo gje te rre qe del ne treg.. Moda është kalimtare, eshte nje shprehje e stilistit për një ose dy sezone dhe është e lidhur direkt me publicitetin dhe konsumimin. Ndërsa stili është i përjetshëm, eshte nje shprehje unike e cdo personi, është e lidhur me psikologjine tone, me punën tonë, me rrethin tone shoqeror dhe me mënyrën se si ne e shikojme botën! Për te patur stil, ne duhet të dimë kush jemi, çfarë na pëlqen, cfare na përshtatet dhe te mos kemi frikë për të marre risk per te bere nje ndryshim total te personalitetit tone nepermjet veshjes.Moda përket rroba ndersa stili është nje burimi që vjen nga brenda,eshte personaliteti qe ne fshehim brenda nesh dhe e pasqyrojme jashte, eshte triumf i individualitetit! Njerëzit me stil zakonisht kane nje kulture te vecante dhe kanë "mikrobin" e estetikës brenda tyre dhe frymëzohen nga çdo gjë. Nga natyra, nga muzetë, nga arti, nga trashëgimia kulturore, nga udhëtimet, nga fotografite nga librat dhe nga cdo gje tjeter qe atyre ju duket e vecante..Duhet jo vetëm të kesh stimul, por dhe ta lesh atë te ndikojë tek ty, per të "udhëtuar" dhe për të gjetur mënyrën e shprehurit nëpërmjet tij! Nuk eshte e thene qe te kesh stil duhet te kesh dhe mundesi ekonomike per te ta bler ate, stili nuk blihet por cdo njeri e ka brenda tij,pastaj varet sa jemi te afte ta nxjerim jashte dhe ta pasqyrojme.Sic thuhet me stil lind nuk behesh!!

Disa rroba qe nuk duhet te mungojne nga asnje gardarobe janë:
  1. Një kostum me prerje mashkulli (pantallona dhe xhaketë)
  2. Një fustan me prerje te drejtë deri ne gju ose në qoftë se ne kemi forme trupi Mesdhetar, "dardhë", atehere ne prerje kove ,"A" .
  3. Një këmishë te bardhë, klasike. 
  4. Një palë xhinse te thjeshta ngjyre blu qe na përshtaten pas trupit, pa te grisura,pa cngjyrim dhe pa nderhyrje te pazakonta.
  5. Një palë taka klasike, pumps, me takë të lartë të zeza dhe një palë në ngjyren e lëkurës, nude. 
  6. Një fund deri në gju me prerje të drejtë (pencil) ngjyre te zezë. 
  7. Një pallto klasike ngjyrë bezhë ose të zezë. 
Nuk eshte e thene qe te kesh stil duhet te jesh i veshur me moden e fundit, rrobat e tua te jene firmato ose të shtrenja.Tashme ka shumë propozime nga kompanitë me rroba që ju drejtohen te gjitha klasave njerezore, kane cmime te arsyeshme dhe me cilesi te mire po ashtu dhe me shume stil dhe elegance.I vetmi gabim tragjik qe behet në ditët e sotme jane imitimet e markave të medha, kjo është e papranueshme dhe gabim fatal per ata qe blejne nga keto rroba sepse përveç që i bejne keq kompanisë, nxjerrin dhe nje ikone te ulet per veten e tyre...Rrobat duhet ti veshim dhe jo te na veshin!!