Σελίδες

Πέμπτη, 17 Απριλίου 2014

GJIMNASTIK NE SHTEPI



Për fat të keq nuk jam nga njerzit qe ne moshë te vogel kane ndjekur aktivitete sportive .. Kam vajtur vetëm për një kohë të shkurtër për kercim, aerobi, e cila më pëlqente shumë, por nuk e vazhdova per shume kohe sese u shperngula qe atje .. Vajta dhe për një here të vetme ne volejboll , nga i cili kam pesuar nje shok psikologjik dhe qe athere kurrë me nuk jam marre përsëri  me sporte qe permbjane top! Ende me dhemb hunda kur me kujtohet .. sic e kuptuat : duke luajtur volejboll me erdhi me shume force topi në fytyrën time sa une rash poshtë dhe "shikoja yjet" .. Që atëherë e kam marre me frike topin dhe nuk më pëlqen te luaj volejboll vetem e shikoj!
Këto ishin në të kaluarën , sepse tani , pothuajse 5 vjet dhe sidomos 3 vitet e fundit ,vete ne palestër dhe bej stervitje shume te forte dhe gjimnastika është bërë mënyrë jetese për mua.
Stervitem 3 herë ne jave me një trajner personal dhe 2-3 here te tjera vete.Gjithmonë lë një ditë bosh.Pothuajse çdo ditë ec ne këmbë të paktën gjysm ore , jo për te bere xhiron time,kjo nuk llogaritet, por ec me ritem dhe pa ndaluar.Gjimnastika qe unë bëj është relativisht e vështirë dhe kërkuese. Ngjitem 2-3 here ne jave ne mali qe kam afer shtepise. Bej TRX , Pilates ,pak  pesha dhe shumë ushtrime aerobike , ndërsa në të kaluarën kam bërë Hatha dhe Anusara Yoga . Sivjet per here te pare u bera notare dimri dhe me pelqeu jasht mase dhe them ta vazhdoj cdo vit.
Përfitimet e gjimnastikes janë te shumta për shëndetin tonë , per trupin tone dhe per mendjen tone.
Unë dua tju nxis deshiren për të shkuar jashtë ne natyre ose dhe ne shtepi për te bere aktivitete sportive , gjithmonë duke marre parasysh se çfarë përballon trupi juaj dhe xhepi juaj. Nga gjimnastika perfitojme shume gjera: Së pari , të përmirëson gjendjen fizike , jep energji , djeg kalori, te forcon, ndryshon trupin tuaj dhe do kini marrëdhënien e duhur me të.  E kontrollon trupin, e dëgjon, kujdesesh për të. Me ushtrimet intesive rritet dëshira për ushqimin e duhur.E harron dietën dhe vendos me një mënyrë magjike që nuk deshiron ta ndëshkosh apo te hakmarresh veten dhe trupin tend me eksagjerime ose privim. Gjimnastika ju jep kohë te kalosh me veten tuaj, por dhe me shokët tuaj cilido aktivitet që ju zgjidhni për të bere. Ju zhvillon parimet e disiplinës , përkushtimin , këmbënguljen , përpjekjet dhe  krijimtarinë , ndërsa shpërblehesh me kënaqësi morale , vetebesim, qehtesine dhe dinamizmin e brendshm!Aktivitete Sportive ka shumë per te zgjedhur. Disa prej tyre kanë kosto , por disa te tjetër asnje, si për shembull vrapi.Ajo cfarë ju duhet është një palë atlete dhe oreks per te vrapuar.Mendja relakson,mendimet vrapojne bashke me trupitn,pushton pak nga pak fuqine dhe fokusohesh vetem ne qellimet e tua.
Natyra dhe gjimnastika jane falas,ngrihuni nga karigja, hiqni pikëllimin dhe shkoni për të gjetur atë që ju pershtatet. Edhe pse ndoshta ne keto momente e vetmja gjë që ju mund të bëni është një shëtitje e thjeshtë nga deti ose nga mali ...

Më poshtë unë do postoj disa fotografi me ushtrime që të gjithë mund të bëjnë ne shtëpinë e tyre. Me kusht : mund ti bej keto ushtrime dikush qe ska probleme me shëndetin e tij dhe të dijë disa gjëra themelore nga gjinastika për të shmangur demtime te trupit. Kushdo që është fillestar le të konsultohet me një trajner për të shmangur cdo gje negative qe mund te ndodh dhe për të mësuar si te bej çdo ushtrim ne menyre të saktë.Para se te filloni por edhe kur te mbaroni gjinastiken tuaj mos harroni që gjithmonë duhet të beni tendosje te mire te trupit, për të shmangur demtime por dhe per ta lajmeruar ate.

Mirë është kur te beni gjimnastike në shtëpi te kini vajtur ne fillim per vrap, per jogging ose thjesht per te ecur ( ecje të shpejtë dhe pa ndërprerje ) te pakten gjysm ore .



Ushtrim per vithet dhe kofshet. 15 here,pushim nje min,perseriteni 3 here (15x3).Kembet te jene te hapura barabarte me supet.

Ushtrime per muskuj barku (abs).15x3, 1 min pushim.


Ushtrime per abs. Aq here sa e pershkruan ne foto, perseritini 3 here, pushim 1 min.

Ushtrime per abs. Sic e thot dhe ne foto 20x3 , 1 min pushim.

Ushtrime per te gjith trupin. 10x5 me 1 min pushim.(fillestaret 10x3)

Ushtrime per kembet,20x5 (per fillestaret 20x3)
Per te avancuarit! Program me ushtrime cardio per te gjithe trupin.Aq sa thot te foto per 3 here

Ushtrime per kembet.Aq sa shkruan ne foto per 3 here.






Ushtrime per bel te holle. 20x5, 1min pushim .(per fillestaret 20x3)
Ushtrime per kembet. Aq sa e shkruan ne foto per 3 here.

Ushtrim per duart dhe kembet. 15x3



Kur mbaroni cdo ushtrim mire eshte te rini ne kete pozicion  per 1 min.