Σελίδες

Τρίτη, 1 Απριλίου 2014

MUAJ TE MBARE


Muaj te mbare miqtë e mi . 1 Prill sot dhe sipas tradites eshte dita e Gënjeshtrave. Ju that genjeshtra  sot? Une me sa mbaj mend sa here kam tentuar te genjej përpjekja ime ka qene e pasuksesshme sepse sjam e mire te them genjeshtra as nga ato te pafajshmet qe thuhen sot sepse me kap e qeshura dhe nuk bind askend.
Ka tregime të ndryshme në lidhje me vendin dhe kohën si ka lindur tradita per ta caktuar 1 Prillin si diten e genjeshtrave.Ideja është të thuash gënjeshtra me krip në mënyrë që të "mashtrosh viktimën". Disa zona , konsiderojnë se kushdo që arriti te "mashtroj" dike, do të ketë fat gjithë pjesën tjetër të vitit ...

Thelbi është që ne duhet te jemi  të sinqertë dhe të ndershëm me veten tonë ne radhe të parë dhe pastaj me ata që na rrethojnë. Bota do ishte shume me e mire n.q.s vetem sot thuheshin genjeshtra dhe 364 ditët e tjera të vitit thuheshin vetem te verteta..

Një tjetër tradit qe festohet sot eshte te heqim veroren. Të bëjme një dëshirë dhe ta varim tek një degë peme qe ta marin zogjtë dhe ta përdorin atë për të ndërtuar folen e tyre dhe te plotesojne dëshirën tonë .


E frymezuar nga pranvera qe sapo ka trokitur porten me plot ngjyra të bukura dhe me arome të këndshme nga Dallendyshet qe kanë bërë shfaqjen e tyre dhe çdo gjë duket më pozitive dhe më e bukur ..Mu kujtua fjala e urtë " Me nje dallendyshe nuk vjen Pranvera ".
Meqense shkrojta per disa tradita dhe mitologji do ndaj me ju perrallen ashtu sic ma kane treguar mua per prejardhjen e kesaj fjalie te urte.
Dikur ishte një familje shumë e pasur qe kishin katër fëmijë.Nje dite njeri nga djemte vendosi të jetoj vetëm dhe kerkoi nga babai pjesën e pasurise qe i takonte. Dhe babai ashtu veproi i dha pjesen e tij dhe i uroi fat . Mirpo me kalimin e kohes pasuria po i mbaronte djalit sepse ai nuk punonte dhe i kishte shitur pothuajse te gjitha...Kur arriti momenti qe skishte asgje por vetem një pallto te mbroheshe nga e ftohta sepse ishte akoma muaji Shkurt, djali pa ne qiell te fluturoj një dallëndyshe ! Kështu ai mendoi se dimri mbaroi dhe mberiti pranvera dhe vendosi të shesë  pallton sepse nuk do i duhej më. Por ja që per pak dite dimri u kthye dhe djali ngriu në dëborë ... Dhe qe atehere ngeli shprehja dhe me beri te mendoj qe mesimi moral i kësaj perralle eshte: Asnjeher mos u nxito te besh vepra pa menduar dhe pa marre parasysh pasojat!Aq përralla kaq dhe te vërteta ka kjo jete!
Por le ti lem perrallat per te vene ne gjume shoket tane te vegjl dhe le te kapim realitetin!!

Ju uroj te gjithëve të keni një muaj te mbare dhe mbusheni jetën tuaj me ngjyra, me gëzim dhe optimizëm.Beni gjëra të vogla por qe jane aq te rëndësishme për gjendjen tuaj shpirterore. Shkoni një shëtitje në male ose ne det, mblidhni diell , lule, pamje të bukura, buzeqeshni dhe harroni për pak problemet dhe mendimet negative !

Ja dhe disa foto nga shetitja ime.