Σελίδες

Τρίτη, 8 Απριλίου 2014

PESHK ME PERIME

Siç kam shkrojtur dhe me pare une jam adhuruese e peshkut dhe e konsumoj shumë shpesh. Sot menuja ime kishte fileto peshku (Grouper?nuk e di si quhet ne shqip) të freskët me shumë perime. Peshkun e kam pjekur në skarë ndërsa disa perime janë të pjekura ne furre dhe disa janë të ziera. 
Ne kete tekst dua te ndalem më shumë tek rendesia e patates se ëmbël tek shendeti jone por edhe tju tregoj si une pjek ne furre perime dhe fruta me letër pergamenë pa ju ndryshuar shijen, me nje menyre te lehte, te shendeteshme dhe ekonomike!




Patatja e ëmbël nuk eshte shume e njohur tek ne se sa ne vendete tjera.Koha ta futim ne dieten tone te perditeshme sepse eshte një perim me shumë lende ushqyese dhe ne mund ta konsumojmë në mënyra të ndryshme dhe përfitimet e shëndetit tonë prej saj jane te shumta .

  1. Kane shume vitaminë B6
  2. Janë një burim i pasur i magnezit , i cili na relakson dhe lufton stresin .
  3. Ajo është një burim i mirë i vitaminës C.Vitamina C është e rëndësishme për parandalimin e ftohjes dhe e viruseve te gripit.
  4. Përmbajnë hekur, i cili është i rëndësishme për të ndjere energji dhe për të prodhuar qelizat e kuqe dhe të bardha të gjakut ,per rezistencën ndaj stresit , funksionin e duhur imunitar dhe metabolizmin e proteinave .
  5. Përmbajnë vitaminë D , e cila është e rendesishme për sistemin imunitar dhe shëndetin e përgjithshëm
  6. Eshtë një burim i mirë i kaliumit , një nga elektroliteve më të rëndësishme që ndihmojnë rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe nervore.
  7. Patatet e ëmbël kanë shije te ëmbël nga natyra, dhe keto sheqerna natyrore lëshohen ngadalë në gjak , duke ndihmuar më një balancim të qëndrueshem të energjisë pa rritjen e sheqerit në gjak , e cila është e lidhur me lodhjen dhe me shtimin në peshë .
  8. Ngjyra portokalli, tregon se ato janë të larta në karotenoid , të tilla si beta-karotene dhe karotenoid të tjera , të cilat janë prekursorët më aktive të vitaminës A në trupin tonë . Karotenoidet ndihmojë për të rritur shikimin tonë dhe sistemin imunitar . Ata janë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë kundër kancerit dhe plakjes .

Kjo ishte një informim per pataten e ëmbël, informacionet i gjeta tek http://www.gardenmagazine.gr .

Mua me pelqen shumë patatja e embel dhe e përdor atë te pjekur në furrë ose në skarë po gjithashtu e shijshme eshte dhe supe.Sot e poqa ne furre.
Enjoy xxx


E laj mire pataten duke e ferkuar me nje sfungjer te paster pastaj e fshi me peshqir dhe e pres ne feta ashtu dhe ftoin.

Kam nxehur soben ne 200grade dhe sic e shikoni tek fotografia kam vene ne tepsi leter pergamenë qe nuk ngjit dhe kam hedhur mbi te perime dhe fruta te ndryshme.Ne patatja kam hedhur pak krip dhe rozmari, ne ftoi dhe ne molla kam hedhur karafil edhe kanelle, ndersa ne kerpudhat kam hedhur nje pik balsam-uthull dhe pak krip.

I pjek per 30 minuta ne 180 grade(panzhari mund te doje me shume varet sipas sobes)


Nje pjate me shume ngjyra dhe shume shije..

Ftonj dhe molle te pjekura jane te preferuarat e mia po ashtu dhe lulushtrydhet qe tani eshte sezoni i tyre!