Σελίδες

Τετάρτη, 16 Απριλίου 2014

PURE LIGHT ME PATATE DHE MOLLE!


Pureja më light dhe me e lehtë që ju keni gatuar ndonjëherë është këtu . Unë sapo e bera atë dhe do të ndajnë me ju (sidomos ata qe jane ne diete) si ta gatuani. Eshtë nje recetë e lehtë me pak përbërës dhe me pak kalori por pa humbur shijen e pasur.
Ju mund ta përdorni atë si shoqërues te mishit ose peshkut .


Përbërësit për 2 persona :

  • 2 patate,
  • 1 mollë ( të kuqe ose të jeshile )
  • 1 luge Vaj ulliri 
  • 1 luge qumësht ( dikush qe mban kreshme mund ta shmang )
  • kripë dhe piper
  • pak limon dhe majdanoz


Pergatitja:

Pastrojme patatet dhe mollën dhe i ziejme për 40 minuta . Me pas i shtypim me një pirun dhe shtohim përbërësit e tjerë përzjejme mirë së bashku dhe pureja eshte gati. Për ata qe duan shije me shume mund te shtojne pak djathë kackavall te grire (light).

Unë e shoqërova me oris me spinaq qe kisha bërë dje sepse nuk arrita të gatuaj diçka tjetër dhe me nje sallat jeshile me ton peshku. Keshtu rezultoi nje vakt dreke i plote,me pak kalori  dhe shume shije.

Enjoy xxx
1. Pastroj pataten
2. I pres te gjitha ne mes

3. I ziej per 40'
4. Hedh te gjithe perberesit ne nje tas dhe i shtyp me pirua (Une vura kos ne vend te qumshit)


5. Gati pureja
6. Shoqurues shume i mire per cdo pjate
7. Hedh shume piper te sapo bluar dhe flaxseed