Σελίδες

Κυριακή, 6 Απριλίου 2014

RIZOTO E CASTIT



Përshëndetje miqte e mi , shpresoj se të gjithë keni pasur një fundjavë të këndshme dhe relaksuese me njerëz të dashur , duke bërë gjëra të bukura që ju frymëzojnë !
Programi im sot ishte pastrimi i përgjithshëm në shtëpi,trajtim te lekures dhe folkeve me maska natyrale dhe me pas një shëtitje në det. Kur u ktheva në shtëpi e uritur pergatita shpejt e shpejt një rizoto me perime që me kishin mbetur në frigorifer .Po e shkruaj me poshtë dhe shpresoj që tju pëlqej.
Eshtë recetë e lehtë dhe shumë e shijshme .

Enjoy xxx

Perberesit:

• 1filzhan oriz i eger
• 1 qepë
• 5 kërpudha
• 1 piperke
• 1 karotë
• 1 luge vaj ulliri
• 1 filxhan i vogël qumësht
• 2 gota ujë
• 1 filxhan miser
•  kripë , piper , rozmarinë
• pak majdanoz
• 1/2 portokall i shtrydhur
• 1 ton peshku ne ujë

Përgatitja :
Pastroj dhe e laj orizin. E ve te zieje me ujë dhe me qepën e grire për 10 minuta, pastaj shtoj kerpullat , piperken , karroten , rozmarinë , qumështin dhe vajin e ullirit.I le te ziejne rreth 15 minuta ne temperature te ulet ( ndoshta mund të ketë nevojë per pak ujë ), pastaj shtoj misrin,portokallin e shtrydhur , majdanozin dhe kripen bashke me piperin, i kaurdisim për 2 ' dhe fikim zjarrin .
Shërbehet me ton peshku
 .
PARA!!



Pas!!