Σελίδες

Παρασκευή, 11 Απριλίου 2014

SEKRETE PER TU DOBESUAR

Te dashur miq pershendetje.
Dua tju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj dhe besimin qe më tregoni . Kam lexuar të gjitha mesazhet dhe email-et tuaja dhe jam me të vërtetë e kënaqur dhe dyfishtë e lumtur kur ato që unë shkruaj jane te dobishme dhe interesante per ju. Shumica e email-eve që marr janë të lidhura me dietat dhe se si te humbni kile. E kuptoj qe po vjen vera dhe të gjithë duam të dukemi me elegant dhe jemi duke u përpjekur për të humbur ato 2 kg qe morrem gjate dimrit dhe nuk ikin me asgjë!Keshtu sic unë e përshkrova me siguri do të marim dhe 2 kg të tjera .. Vajza JO stres!Duhet te qetesoheni dhe te vini qëllime. Unë nuk jam dietologe( akoma! ) dhe nuk mund të ju jap një dietë, shumica ate kerkojne, por unë mund tju them disa këshilla dhe sekrete që me siguri do tju ndihmojnë shumë .
Të gjithë e dimë se me një kërkim në internet mund të gjejme shumë dieta express dhe shume premtuese . Por a është ajo dietë e përshtatshme për organizmin tend?!
Pas një diete fshihen shume kalkulime që kanë të bëjnë me cdo organizem perkates , vetëm specialisti do tju bej një plan diete sipas nevojave tuaja . Pra, ata që kanë shumë kile për të humbur dhe metabolizmi i tyre nuk punon ashtu sic duhet unë ju sugjeroj që të bëni analizat e nevojshme dhe të konsultoheni me një dietolog. Ndersa për pjesën tjetër, do sygjeroja që të mbajë një dietë të perditeshme te balancuar dhe të bej gjimnastike më shpesh.





Disa sekrete :

  • Filloni ditën tuaj me një mëngjes të plote dhe të hani diçka çdo 2-3 orë, duke zgjedhur ushqime të shëndetshme sidomos fruta dhe perime , duke shmangur ushqimet me kalori te teperta .Mbani gjithmone ne canten tuaj bajame, arra,Ose biskota me drithra qe te zhgenjeni urine tuaj por dhe qe te mos blini dicka plot me kalori.
  • Zvendesoni karbohidratet e rafinuar me karbohidratet te mire, produkte me drithra te plote (me krunde).Konsumoni ushqime të freskëta, të papërpunuara dhe mos zëvendësoni frutat me lëngje frutash te gatshem.
  • Shmangni ëmbëlsirat , pijet me gas dhe alkoolin. Kur ju keni oreks për dicka te ëmbël mund ta vini ne dieten tuaj, por jo më shumë se 1-2 në javë. Cokollata e errët eshte një alternativë e mire. Ndërsa per alkool preferoni 1-2 gota verë ose pije me ngjyre te bardhe si vodka , xhini etj.
  • Mos e lejoni qe organizmi juaj të dehidratohet. Pini ujë të mjaftueshëm qe te "shplani" toksinat dhe yndyrnat nga trupi.
  • Pertypni ngadalë dhe me qetësi . Jepni kohë trurit tuaj për të dërguar sinjal që eshte ngopur.
  • Shape up ! Ushtrimet aerobike jane must. Jogging, biçikletë, eliptike janë disa nga ushtrimet qe sduhet te mungojne nga e perditshmja juaj. Me ushtrime aerobike trupi tuaj djeg kalori dhe ushtrohet .
  • Zvendesoni te skuqurat me të ziera, të pjekura ne furre ose të pjekura në skarë . Hiqjani lëkurën pules, blini mishin pa dhjam , konsumoni bishtajore të paktën një herë në javë, perdorni peshk yndyror (salmon, sardele , ton etj) , zvogëloni në minimum konsumimin e margarinës ose te gjalpit dhe vendosni vajin e ullirit në të gjitha ushqimet tuaja dhe ëmbëlsirat .
  • Flini gjume te qehte. Kur ju flini aq orë sa cduhet ndihmoni zemrën tuaj të funksionojnë mire . Kjo do të thotë se kështu ju keni qarkullimin e duhur të gjakut . Gjithashtu mundohuni mos hani vonë dhe jo ushqime te renda .
  • Kur është e mundur, blini produkte organike, për të shmangur përqendrimet e kimikateve toksike (pesticideve, hormoneve , etj) . Jane më te shtrenjta se konvencionalet, por në qoftë se ju blini vetëm  sasinë që ju deshironi , ju mund të barazoni çmimin . Preferojini frutat dhe perimet sezonale .

Pavarësisht nga qëllimi juaj , baza ne dietën tuaj duhet të jetë gjithmonë fruta dhe perime, proteina dhe yndyrna te mira.Kujdes tek karbohidratet qe ju konsumoni sic e tham dhe me lart perdorni karbohidrate te mira, produkte me drithera dhe vini qëllim që të konsumoni më shumë perime që përmbajnë karbohidrate me fibra të tilla si brokoli , lakër brukseli , lakër nga te gjitha ngjyrat , asparagus , etj
Te mos stresoheni dhe ta duani trupin tuaj ashtu sic eshte dhe me vullnet dhe durim do arrini rezultatin e dëshiruar .

Good luck :)