Σελίδες

Σάββατο, 12 Απριλίου 2014

SI TE PERBALLOJME STRESIN




Do ju shkruaj një histori që kam lexuar në një libër me përmbajtje psikologjie dhe me ndihmoi shume për të menaxhuar stresin. Besoj se është nje nga gjerat me interesante që kam lexuar kohët e fundit dhe tani sa herë që me kap ankthi /stresi  kam mesuar ta kontrolloj dhe ta përballoj ate.

"Ishte një psikologe dhe po fliste për menaxhimin e stresit. Ne nje moment ngriti një gotë me ujë dhe ju drejtua audiencave, të gjithë supozuan se do bënte pyetjen klasike : si e shihni gotën gjysem bosh apo gjysem plot?! Në vend të kësaj, ajo pyeti : Sa e rëndë është kjo gote? 
Përgjigjet ishin të ndryshme nga 250-600 gram.
As njera nuk ishte e saktë, sepse psikologia kishte një përgjigje tjeter per te dhene -  nuk ka rëndësi pesha absolute,sepse varet sa kohë e kam mbajtur une në duart e mia .. Nëse une e mbajë një minutë nuk do të kem  problem, në qoftë se e mbaj nje ore do me lodhet dora, por në qoftë se e mbaj atë për një ditë dora ime do të jetë mpirë dhe do filloj te paralizohet.Ne çdo rast , pesha e gotes nuk ndryshon , por nese e mbaja akoma me shumë aq më e rënd bëhet !
Pra, stresi dhe shqetësimet e jetës janë si gota e ujit... Nëse ju i mendoni për një kohë te shkurter nuk ju dëmtojne, në qoftë se ju i mendoni pak më shumë fillojne tju lëndojne dhe në qoftë se i mendoni për një kohë të gjatë do të ndjeheni te paralizuar dhe te paaftë per të bërë gjëra te tjetëra .. "

E ndava me ju këtë histori duke shpresuar se do ju ndihmoje si ta manaxhoni stresin dhe ta lini shpesh here goten te bjer poshtë .. Merrni frymë thellë dhe demaskoni stresit tuaj.. Mundeni!
Dhe në qoftë se kjo ju vështirëson, mbani mend : Nuk ka stres. Ka vetëm njerëz me mendime stresuese !
Te kaloni bukur ne vazhdim dhe mos haroni te vishni buzeqeshjen tuaj.
:) xxx