Σελίδες

Σάββατο, 5 Απριλίου 2014

THJERREZA ME SALLATE JESHILE


Ju cfare hengret sot?
Une gatova thjerrza dhe i shoqerova me sallate jeshile.
Do ju shkruaj me poshte menyren se si i gatuaj une.
Oreks te mire!

Përbërësit për 2-3 persona :


  • 1 filxhan thjerrza ( organike )
  • 1 qepë
  • 1 domate shume e bere
  • 1 patate
  • 2 karrota
  • 2 thelpi hudhër
  • 1/2 piperke djegese ( nqs deshironi )
  • 2 luge oriz
  • 3-4 gjethe dafine
  • 3 luge vaj ulliri 
  • pak majdanoz
  • kripë dhe piper
  • uthull

Pergatitja:

Pasi kemi pastëruar dhe larë të gjithë perberesit, ziejme thjerrezat për 2 minuta me pak uje (kur fillon te marre vale atehere masim kohen) dhe pastaj e hedhim ujin. Me pas i shtojme ne tenxhere bashke me uje te paster, rreth 6 gota , qepën e grire me  hudhërn , domaten pasi ne kemi kaluar ne rende , gjethet e dafines dhe e leme te zieje rreth 15 ', me pas shtoni pataten , piperken djegëse , karrotat dhe orizin. Shtoni ujë nëse është e nevojshme . Në fund, kur gjella jone eshte pothuajse gati i hedhim vajin e ullirit, majdanozin dhe kripen bashk me piperin. E mbyllim zjarrin dhe e lem të qëndrojë 2 ' sipër sobës.

Shërbehet me uthull .

TIPS :

* Shtoj oriz sepse përveç shijes të madhe që i lidh së bashku me bishtajoret është edhe kombinim ideal i proteinave bimore që na japin proteina të plotë , pra sikur hengrem një berxolle !

* Gjithashtu e mirë eshte të kombinosh bishtajoret me sallatë jeshile , sepse kjo e bën organizmin të absorboje me mire hekurin .

*Nuk e kuardis qepen dhe vajin e ullirit e shtoj në fund për të shmangur humbjen e cilesive ushqyese .

* Gatuaj gjithmone me temperatura te ulta.

Gjethe te egera

Asparagus


Dreka ime