Σελίδες

Σάββατο, 5 Απριλίου 2014

TRAJTIM I LEKURES




Lëkura është organi më i madh i trupit të njeriut . Konsiderohet si një organ sensor , sepse lekura  na lejon të ndjejme stimujt nga mjedisi - temperatura, prekja, dhimbja, dhe shumë të tjera , përmban 1/3 e gjakut tonë , prodhonë vitamina dhe parandalon humbjen e lagështise nga trupi .

Trajtimi i lëkurës fillon me nje hidratim të mirë te saj . Armiqtë më të mëdhenj të lëkurës tonë jane: e nxehta,  e ftohta, era , klima e thatë por dhe përdorimi i produkteve te gabuara per lekuren tone mund të prishin ekuilibrin  e hidro lipideve te lëkurës në mënyrë që të kemi një lëkurë të dehidratuar dhe të duket si e plakur , dmth e thatë , e brishtë dhe pa elasticitet.
E vërteta është se dhe unë para disa viteve nuk i kushtoja vëmendje të veçantë trajtimit te lekures.Nuk ju jepja shume rendesi produkteve te pastrimit te fytyres dhe rrallë përdorja krem zbutes, ose vetëm ne vere perdorja krem kundra diellit.Me kalimin e kohes duke u ritur, fillova te vërej se lëkura ime po ndryshonte dhe kështu vendosa ti drejtohem dermatologut per nje informim të plotë se si duhet të kujdesem per lëkurën time, qe atehere mesova se nje lekure e shendeteshme ka nevoje per shume perkushtim.
Tre kriteret kryesore për kujdesinë e duhur të lëkurës janë : Pastrimi- Hidratimi - Mbrojtja.

Pastrimi : Kujdesia e lëkurës fillon me një pastrim të mirë dhe të rregullt . Pastrimi duhet bërë me sapun ne forme te ngurte ose te lëngshm qe largon djersën dhe papastërtitë e make up-it ose te atmosferes  . Zakonisht procesi i pastrimit largon yndyrna dhe ujë nga shtresa e jashtme e lëkurës në mënyrë që ne të kemi një ndjesi pruritus ose thatësie në lëkurën tonë kështu që është e nevojshme përdorimi i një kremi zbutes per tipin e lekures tone .

Hydratimi : Zbusim lëkurën tonë për të zëvendësuar lipidet(yndyrnat) dhe ujin qe eliminohen për shkak te moshes, te produkteve te ashpera qe perdorim, te sëmundjeve ose ndryshimeve te klimës . Është shumë e rëndësishme të përdorim krem zbutes një herë në ditë ose edhe më shpesh sidomos kur kemi lëkurë të thatë, dhe ne kete mënyrë ne do kemi nje lekure te shendeteshme duke ruajtur ose rifituar elasticitetin e saj.Te shumtit e kremrave zbutes kanë si bazë ujin i cili i jep elasticitet qelizave duke e bere lëkurën me të butë, me te qete dhe me te ndritshme , gjithashtu rrisin lagështine e saj dhe parandalon rudhat.


Mbrojtja : Dielli ka shume reze te rrezikshme dhe nxit rrudhjen e lekures kështu që duhet gjithmonë të perdorim krem kundra diellit akoma dhe në dimër.Gjithashtu, me kalimin e viteve lëkura jonë humbet lagështine dhe elasticitetin e saj dhe rrudhat bëjnë shfaqjen e tyre , nuk presim te behemi 40 vjet për të lufuar shenjat e kohes ... por pas te 30-ve kremi anti-rrudhe duhet te jet pjese e te perditshmes tone !Pra strategjia me e mire eshte parandalimi!

Asnjë nga ne nuk dëshiron te kete një lëkurë të lodhur dhe "pa jete". Le ti kushtojmë pra disa minuta dhe të merremi me trajtimin e saj , duke perdorur produkte cilesore per tipin e lekures tone dhe duke bërë në shtëpi maska ​​natyrore me produkte që gjenden ne dollap te kuzhines,jane te thjeshta dhe po aq funksionuese .


Produktet qe perdor une per trajtimin e lekures.

Rutina ime e perditeshme. Pa keto produkte svete asgjekund!


Disa Sekrete :

  • Perdor gjate gjithe vitit krem kundra diellit , ne dimr me faktore mbrojtes 15 , ndërsa ne verë me faktor mbrojtes 30, gjithashtu me mbrojtjes te rrezeve UVA dhe UVB.
  • Laj fytyrën time me ujë te vakët ne te ftohtë dhe me sapune per tipin e lekures time,cdo mëngjes dhe cdo darke por dhe kur kthehem mbasdite ne shtepi, nuk e le asnjeher fytyren me make-up per shume ore.
  • Pas larjes perdor gjithmone nje krem zbutes per fytyrën dhe një serum per syte të bazuar tek uji.
  • Përdor produkte kozmetike të thjeshta dhe të lehtë pa përbërës artificiale . Moshat e reja nuk kane nevoje të përdorin produkte ​​shumë të renda.
  • Pothuajse çdo javë unë bëj maska ​​natyrale per lekuren (me posht do të shkruaj me te preferuarat e mia )
  • Bëj një herë në vit pastrim të thellë fytyrës me gjilpëra, dhe maska ​​të veçanta per hidratimin dhe rigjenerimin e lëkurës në nje estetiste te specializuar.
  • Dhe sigurisht pi shumë ujë dhe konsumoj fruta dhe perime të freskëta.


DONT 'S :

  • Për lëkurë të shëndetshme ( dhe jetë të shëndetshme!) Mos pini duhan dhe mos abusoni ne alkool.
  • Mos qendroni ne diell pa krem mbrojtes
  • Nëse keni pucrra mos i trazoni se behen me keq.
  • Mos përdorni kremra dhe produkte te tjera kozmetike të rënda dhe me përbërës artificiale nqs keni lëkurë të ndjeshme dhe jeni ne moshe te vogel.
  • Nuk duhet te fshijme fytyrën tonë me peshqirin qe dikush tjetër e ka perdorur dhe nuk e ferkojme lëkurën por e fshijme duke e prekur lehte. 
  • Pagjumesia shkakton lodhje te lekures, duhet te flem te pakten 8 ore ne dite.


Më poshtë do të shkruaj disa maska ​​natyrale që une përdor shpesh dhe jane te lehta per tu pergatitur me produkte qe ndodhen ne cdo kuzhine.




Rutina e te djeles sime:

Pastroj fytyrën me sode buke
Recetë : Hedh në një tas 1 lugë te vogel sode buke 1/2 luge te vogel  mjaltë dhe 1/3 filxhan. qumësht i  përziej mire dhe e përhapur në fytyrë. E heq per 2 minuta me uje te vaket.

Forcoj lëkurën me locion kamomili
Recetë : Në një shaker hedh 1/4 filxhan. kamomil dhe 2 luge supe ujë trëndafili. Sperkat fytyren 3-4 herë në ditë .

Pastrim me scrub banane
Recetë : Hedh ne mixer 1 lugë tërshërë, 1/2 banane dhe 1 lugë kos,e perhap duke bere masazh në fytyrë. E mbaj 3 minuta dhe e shpelaj me uje te vaket.

Zbus fytyren me një maskë me mjaltë
Recetë : Perhap ne fytyre mjaltë me kanellë dhe le për 25 minuta . Shpëlaj me ujë të vakët .

Kur ndjej lëkuren time te lodhur maska e kosit eshte e preferuara ime.Kosi ka nje efekt pozitiv në pH-ne e lëkurës është ideale për trajtimet në lëkurërat e lodhura dhe të thata . Së pari unë bej peeling me argjil jeshil (mund ta gjeni ne farmaci ose ne produkte organike ). E mbaj 20 ' dhe e shpelaj me ujë të vaket dhe pastaj  vë maskën e kosit .Nevojitem: 2 luge supe kos,lengun e 1/2 kastraveci (pa lekuren) , shtoni lëngun e 1/2 limoni , 2 luge leng karrote dhe 1luge vaj bajame i përziej dhe i perdore në vend të locionit hidratues . Ajo zgjat 3 ditë në frigorifer .

1 ) Krem për sytë e lodhur
1/2 kastravec + 1 luge xhel aloe vera. I tretim ne mixer dhe e perdorim me kujdes në zonën e syve.

2 ) Maskë për pucrra :
Një aspirine + 1 luge e vogel uthull molle+1 lugë e vogel ujë .
Pres deri sa aspirina te tretet dhe me një shtupë pambuku vendos vetem në vendet që kemi pucra . Mbaje 10-15 minuta dhe hiqe me ujë të ngrohtë . ( Mund të djeg pak )

3 ) Maskë me soda buke .Për lëkurat me pika te zeza:
Perziej sode buke me pak vaj ulliri , në mënyrë që të bëhet nje lende e trashë dhe perhapet në fytyrë për 10-15 minuta . Para se të hiqni atë, beni masazh fytyres për 2-3 minuta. Shplaje me ujë të vakët .

4 ) Maskë per ndricim dhe forcim të lëkurës :
te bardhen e 1 veze +2 lugë avokando e tret me pirun + disa pika limoni.
Pasi kemi rahur vezën i bashkojme te gjitha bashke dhe e përhapim në fytyrë, e heqim per  20 ' me ujë të vakët .


Këto vajza janë maskat natyrale ​​te trajtimit,te pastrimit dhe te hidratimit te lekures që une përdor shumë shpesh . Të gjitha kanë dhënë rezultate të shkelqyera në lëkurën time . Shpresoj se ju ka pëlqyer ky post, dhe tju ndihmoj qe te beni dhe ju maska natyrale shume me shpesh.

SHËNIM :Recetat natyrore rekomandohen per njerëz të shëndetshëm të cilët nuk vuajnë nga aknet apo probleme të tjera të lëkurës (megjithse ndihmojne shume por kur ka problem e mira eshte te drejtoheni tek mjeku) . Mos hezitoni të konsultoheni me një dermatolog i cili do të ofrojë këshilla mbi nevojat tuaja per hydratimin dhe mbrojtjen e duhur të lëkurës tuaj .