Σελίδες

Κυριακή, 18 Μαΐου 2014

Maska natyrale per floket dhe trupin ne kushte shtepiake


E diela konsiderohet për te gjithe ne si një ditë pushimi ose lodhje ( në qoftë se  je amvise dhe duhet të bësh pastrimet e shtëpise... ) , te shumtët nuk punojnë te djelave kështu që mund të bëni gjëra shumë të bukura dhe kreative për veten dhe për njerzit e dashur.
Dita ime ishte e qetë dhe relaksuese, ne mëngjes shkova me nje shoqen time për vrap ne mal , pastaj bëra disa pastrime në shtëpi dhe me pas shkuam me motrën time për banjo ne det meqense na e prempton koha këtu në Athinë dhe temperaturat jane te larta. Beme banjo dielli, notuam, lexova librin tim, hëngrem peshk të freskët dhe kur u kthyhem në shtëpi, bëra një maskë për flokët dhe një për trupin me lende qe ndodhen ne kuzhine. Do ti shkruaj me poshte, ja vlen ti perdorni edhe ju ato shpesh për shkak se janë plot vitamina, minerale, proteina etj. Kjo është një mënyrë e natyrshme për të ushqyer lëkurën tuaj dhe flokët tuaj pa kimikate. 

Maskë per flokët me Avokado, hidraton thellë dhe ushqen rrenjen e flokeve :

Duhet:

•1/2 avokado 

•1 lugë gjelle mjaltë

•1 filxhan të vogël vaj ulliri ( Une kam vënë më shumë vaj sepse e perdora bashkë me motrën time )

Udhëzime :

Perzjen gjithë përbërësit në blender . Aplikoni lenden që nga rrënjët tek majrat e flokëve. ( Nëse keni flokë shumë te yndyrshem përdoreni vetëm në majrat ) . Pas 30-40 minuta lani flokët tuaj duke ju bere masazh.









Peeling per trupin me luleshtrydhe:



Duhet :


  • 10 lulushtrydhe
  • 2 lugë vaj bajame
  • 2 lugë sheqer i zi

Udhëzime :

Përzieni të gjithë përbërësit në blender deri sa te behet krem dhe përhap kremin në fytyrë dhe në trup duke bërë masazh të lehte. E lini 15 minuta dhe e heqni me ujë të vakët . Lëkura juaj do të bëhet e shndriteshme dhe e butë .





Keto jane disa nga maskat shtepiake qe Une perdor shpesh, jam shume e kenaqur dhe ju sugjeroj dhe ju ti perdorni, jane te lehta per ti pergatitur, ekonomike dhe plot vlera per lekuren dhe floket.

Ju uroj te gjithve nje jave te mbare dhe mendime pozitive