Σελίδες

Κυριακή, 11 Μαΐου 2014

GEZUAR FESTEN MAMI





Mirëmëngjesi te gjithve, ju uroj nje të dielë relaksuese dhe te qehte .
Gezuar per të gjitha nënat kudo ne bote.
100 vjet më parë u themelua e diela e dytë e majit si Dita e Nënës .
Pra le ta shfrytezojme diten e sotme per tju thene nenave një faleminderit për dashurinë dhe përkushtimin e tyre, për të kërkuar falje në qoftë se i kemi merzitur ndonjehere dhe sigurisht për tju treguar dashurinë tonë në çfarëdo mënyrë..E kane te nevojshme!
Të gjitha nenat i bashkon dashuria për fëmijët e tyre dhe frika mos pesojne dicka fëmijet e tyre .. Gjithmonë me kujtohet gjyshja ime dhe mami im duke me thene se "kur te behesh nënë do kuptosh pse merakosemi kaq shume."
Meqense mami im është larg unë doja ti them me këtë postim që e dua shumë dhe më mungon shumë ... gjithmone me ka munguar! Për fat të keq unë nuk jam ngopur me te, sepse jeta i solli gjerat keshtu dhe ne jetojmë larg njëra-tjetres ...takohemi sa më shpesh mundemi , por kurrë koha nuk është e mjaftueshme për të mbushur boshllëqet ...
Kur isha e vogël e shikoja mamin tim si nje grua shumë të bukur dhe me shume karakter te forte, aq te forte sa ja kisha frikën ! Tani vazhdon të jetë e bukur (eshte vertet shume e bukur jo se është mami im ), por jo edhe aq e forte, në kuptimin që ajo është bërë më e ndjeshme, më e bute, më e ëmbël .. Kjo ndoshta ndodh për shkak te ankthit qe ka per ne dhe per te ardhmen tonë, ose sepse unë jam bërë më e fortë se ajo tani qe u rrita dhe e shoh ate me te bute dhe me te ndjeshme.Ndoshta qe te dyja.
Me mamin tim gjithmonë kam pasur një marrëdhënie aq te larget por aq dhe te ngushte, ndoshta kjo është krijuar për shkak të distancës . Por gjithmonë ne ishim mikesha të mira dhe me kalimin e kohes jemi lidhur akoma me shume dhe kemi komunikim shumë me të mirë . Nuk i ngjaj shume por kam te njejten fizionomi me te dhe sa me shume rritem aq më shume i afrohem, do doja shume te kisha marre sytë e saj gri-bojqiell-jeshile dhe durimin e saj..
E admiroj mamin time për atë që është , për të gjitha që ka kaluar dhe qe ka arritur, gjithmonë bashke me babain, kuptohet.Jan çift shumë i dashur dhe unë i kam si shembull. Nuk ndahen as edhe nje here, me përjashtim tani që mami ndodhet në Gjermani për shkak se motra ime e vogël do të behet mami :) dhe do jetë me të për një kohë te vogel..
Ju dërgoj që të dyjave dashurinë time dhe mendimet time pozitive .
Mezi pres tju takoj.
Ju dua shume.


SHIKOHENI KETE VIDEO  (bej klik)