Σελίδες

Τετάρτη, 28 Μαΐου 2014

Manikyr - Pedikyr




Trajtimi i thonjeve nuk është luks, por është kujdesia per thonje te shendetshem dhe pasterti, shton gjithashtu glamur dhe prestigj. Trajtimi i thonjeve është një pjesë e jetës së përditshme të çdo gruaje moderne. Pavarësisht nga mosha apo detyrimeve, secila prej nesh e di se thonjtë duhet të jene te pastër dhe gjithmonë "te veshur" me ngjyrat e modes. Thonjte me nje trajtim te mirë dhe me nje ngjyre te lehte ose te eret, sipas deshires ofron bukuri dhe percjell feminitet ne çdo femer. Lyerja e thonjëve filloi mira vite më parë por krijimi artistik i tyre është relativisht i ri. Çdo artizan i thonjëve është një artist i cili është i ftuar për të shprehur talentin e tij në një thua. Para se çdo krijimi artistik behet me pare një trajtim i plotë i thonjeve, trajtimi duhet të bëhet me shumë kujdes dhe mjetet e punes duhet te jene plotesisht te sterilizuara. Është shumë e lehtë që të infektohet thoi ose lekura, nga mjete dhe produkte të papastra. Pra, të jeni të kujdesshëm në zgjedhjen e manikyristit/tes. Unë kam gjetur më të mirën, për tre vjet me radhe Valentina meret me thonjte e mi dhe unë jam plotesisht e kenaqur. Asaj i pelqen puna qe ben dhe kjo duket në rezultatin e përfunduar. Ka shume vullnet dhe talent, por më e rëndësishmja për mua është puna e paster dhe mjetet e pastërta dhe sterile që ajo përdor. Ndodhet tek MK COIFFURE (Kon. Athanatu 38. Ano Glyfada, per me shume kliko ketu  dhe  ketu ). Në kete sallon bukurie do të gjeni profesionistë me përvojë dhe produkte cilesore, me cmime te arsyeshme. Këtu do ju tregoj se si unë shkova në këtë sallon. Tre vjet më parë shkoja diku tjetër, ku nga pakujdesia dhe nga papërvoja me dogjen flokët,cdo vajze qe lyen floket me dekapazh do me kuptoje.. (vajza larg nga dekapazhi!), kështu që pas këtij incidenti rastësisht shkova në MK COIFFURE ku me produkte shumë cilesore me kujdes të madh dhe me shumë vullnet aritem flokët e mia të duken të shëndetshëm dhe të bukur përsëri. Për vajzat që jetojnë në Athinë me të vërtetë ja vlen ta vizitoni sepse jam e sigurt që do të ngeleni te kenaqura nga trajtimi i flokeve dhe i thonjeve ne kete sallon bukurie.
Sidomos thonjtë qe tani ne vere janë në qendër të vëmendjes dhe të gjitha ne jemi duke u përpjekur për të bërë ndryshimin me ngjyrat më të veçanta dhe interesante. Unë i përkas kategorisë të femrave që nuk guxojnë forma dhe ngjyra ekstreme, keshtu qe gishtat e dores time janë gjithmon të lyera me ngjyra të lehta ose french klasik, ngjyra me e errët e thonjvë të mi janë të kuqe dhe kjo vetëm ne dimer. Ndërsa per thonjte e kembeve jam më e guximshme dhe shpesh i lyej me ngjyra te ereta.
Të shtunën shkova në manikyristja ime dhe si gjithmonë mblodha të gjitha ngjyrat roz per te vendosur ke do perdor. Por këtë herë nuk u mundova shume, zgjodha french për duart dhe këtë ngjyrë te bukur vjollcë për këmbët. Dhe rezultati është fantastike ! Shiheni dhe ju dhe pres përshtypje.