Σελίδες

Τρίτη, 20 Μαΐου 2014

MIRESERDHE NE JETEN TONE




Që të shkruaja këtë tekst kam qarë shumë, nga gezimi me teper ... Familjes tone ju shtua një anëtar tjetër. Jam shumë e emocionuar dhe e lumtur, për herë të parë u bera teze dhe motra ime e vogël u bë nënë. Me duket e pabesueshme që vogelushja jone tani ka bebin e saj, në mendjen time gjithmonë do të jetë motra ime e vogël..Sa shpejt kalojne vitet?!!
Si dje me duket kur ne ishim te vogla dhe luanim me kukulla ( jemi tre motra, unë ,Irini dhe Xhulia) dhe me Xhulian gjithmonë ziheshim për shkak se ajo ishte si djalosh dhe nuk luante me kukulla dhe pervec qe s'luante nuk na linte as ne, e imagjinoni cfar lufte beheshe ne shtepi.. Ja ku erdhi momenti kur vogëlushja jone do mësojë të luajë me fëmijën e saj tani ..
Qe ne mëngjes qe mësova lajmin, fluturoj nga gëzimi por dhe u merzita që nuk jam atje me ta, më vonë do shkoj ti shikoj dhe të mbaj ne duart e mia ate vogëlushin që mezi e pritëm nëntë muaj.. Jam kurioze ta shoh si është, si qan, si qesh ... E dëgjova pak ne telefon ishte duke qarë dhe u emocionova pa mase .. Çfarë ndjenja primitive dhe te perziera lindin nga lindja e një fëmije?!Eshte momenti më i madh në jetën e një gruaje dhe të njerëzimit në përgjithësi, sepse lindja është një mrekulli e natyrës !
Unë jam shumë e lumtur dhe krenare për motrën time që cdo gje shkoi shkelqyer dhe na bëri të gjithë të lumtur me një djalë të shëndetshëm dhe të bukur. Jo se është i joni  por është me te vertet shumë i bukur, esmer me sy bojqielli!
Uroj te jete gjithmonë i shëndetshëm dhe i lumtur pranë familjes së tij .
Ju dërgoj dashurinë time të madhe.
Te na rroje dhe me jete te gjate Spirakoja.