Σελίδες

Πέμπτη, 1 Μαΐου 2014

MARMELADE ME LULUSHTRYDHE

Përshëndetje të dashur miq dhe muaj te mbarre .
Shpresoj të jeni mirë të gjithë dhe të kaloni nje dite aq të ëmbël sa ëmbëlsira qe do shkruaj sot :)
Siç ju kam thënë me pelqejne shume embelsirat,sidomos pas drekës deshiroj diçka të ëmbël , por gjithmonë zjedh nje ëmbëlsire sadopak të shëndetshme ... eshte gabim për ti privuar vetes diçka që ju pelqen, mjafton te mos e teperoni ne mase dhe të preferoni ushqime dhe embelsira të shëndetshme dhe te gatuara nga kuzhina juaj qe ti shmangeni kalorive të panevojshme.Une sot bera marmelade me luleshtrydhe .
E bera për dy arsye , njëra është për shkak se është sezoni i lulushtrydheve dhegjenden kudo të freskëta dhe të shijshme dhe arsyeja tjetër është sepse me pelqen te bej cheesecake me marmeade lulushtrydheje .. Së shpejti ne do ta postoj dhe cheesecake-un .

PERBERESIT:

  • 1 kg luleshtrydhe
  • 500 gr sheqer
  • gjysmë limoni
  • 1 vanilje ( sipas deshires)

PERGATITJA:

Laj mire dhe pres lulushtrydhet.

I ve ne nje tenxhere te thelle bashk me sheqerin.
Ja heq shkumen nqs nxjer dhe e perzjej shpesh me nje luge prej druri.

 Kur pothuajse eshte gati, qe s'eshte mpiksur akoma,i shtoj lengun e limonit dhe vanilien.


Nderkohe sterilizoj vazot. I laj me sapun dhe uje te nxehte dhe i ve ne furre te nxehte per 15 minuta ne 160 grade.

Kur marmelada eshte gati mbyll stofen dhe e heq menjane. (kuptoj qe marmelada eshte gati kur hedh pak ne nje pjate dhe me gisht bej nje vije nqs vija ngelet dhe nuk bashkohet marmelada atehere eshte gati,perndryshe e ziej dhe pak)



Me kujdes heq vazot nga furra, kujdes se jane shume te nxeta!!

 Ashtu sic jane te nxehta, vazot dhe marmelada, mbush vazot gjithmon me kujdes sepse djeg!

I mbyll vazot me kapaket e nxehte dhe i kthej mbrapsht per 24 ore qe te behet konservimi . Pastaj i rruaj ne frigorifer.



Shpresoj ta beni edhe ju marmeladen me lulushtrydhe tani qe jane me bollek dhe ta shijoni me njerzit tuaj te dashur.
Puthje te embla.