Σελίδες

Σάββατο, 24 Μαΐου 2014

RRJETET SOCIALE NE JETEN TONE



Rastesisht pashë kete video në youtube dhe e ndjeva te nevojshme të shkruaja kete tekst per rrjetet sociale.Të cilat kanë pushtuar gjithe botën dhe te shumtit nga ne nuk mund të jetojmë dot pa to. Ka shumë pak njerëz te cilet nuk kanë të paktën një account në internet (facebook, twitter,
Instagram, etj ) në qoftë se je një nga ata atehere ti nuk je in, do të theshte nje "i perparuar" tek nje "te prapambetur"..!
Rrjetet sociale janë moda e re, zakon i ri , komunikimi më i shpejtë dhe me i lehtë per njerëzit dhe sic duket do jet komunikimi i se ardhmes..!
Rrjete me të forta sociale jane: Twitter ku të shumtit nxierin te gjitha problemet e tyre psikologjike dhe veten e tyre të vërtetë duke komentuar mbi çdo gjë dhe per të gjithë pas një pseudonimi. Instagram ku të gjithë e kanë parë veten model dhe mundohen për të treguar se sa pasur dhe bukur jetojnë dhe më në fund Facebook ku i gjen të githa ato me siper por shto dhe disa te tjera....
Me lind pyetja se sa kane ndikuar rrjetet sociale në komunikimin tone? Na e kanë bërë me te mirë apo më te keq ?!
Sipas mendimit tim, rrjetet sociale na kanë bërë aq mirë po aq dhe keq. Përgjigja qëndron diku në mes dhe kjo varet se si e sheh cdo person dhe si i perdor!
- E mira eshte sepse distanca është eliminuar dhe ne kemi gjetur miq të vjetër dhe të rinj dhe mund të komunikojnë me ta shume me shpesh dhe më lehtë .
- E keqja është se komunikimi i vërtetë mes njerzeve është humbur dhe shume njerez jene bërë të vetmuar dhe antishoqeror , të fiksuar në një lap top ose në një telefon celular ..
Distanca eshte shume e madhe midis te shtypurit shkronjat ne nje tastiere kompjuteri dhe te folurit nga afer me nje person. Shumica preferojnë të bisedojne dhe ta kalojnë kohën e tyre në facebook se sa të shkojne për një shëtitje, për te ngrën apo per kafe dhe bashkbisedimi te behet me i gjalle dhe me i kuptushem. Eshte me te vertet magjike kur ato qe thua mundesh ti ndjesh dhe ti veshtrosh!
Ka dhe nga ata që dalin por s'janë aty.. sepse jane të mbërthyer tek telefoni i tyre dhe kjo i ben ata te "padukshem" është sikur nuk dolen kurre, me mire tju dergojme nje mesazh ne facebook se aty do na i kthejne pergjigjen sesa tju flasim nga afer.. Por ka dhe nga ata që ky fenomen i ri nuk i ka prekur fare dhe as që kanë të bëjnë me këtë temë, nuk ju pelqejne te perdorin rrjete sociale!
Gjithsesi , rrjetet sociale kanë hyrë në jetën tonë shume thelle dhe nuk kanë për qëllim të largohen, kështu që perfundimi është vetëm nje: duhet ti pranojme ne jeten tone dhe ti perdorim me kujdes dhe me respekt për veten tonë dhe njerëzit rreth nesh ! S'duhet te humbasim komunikimin efektiv me njeri-tjetrin dhe te mos humbim kohën tonë për gjëra që nuk kanë as edhe nje vlerë për ne. Jeta eshte momente dhe ato momente janë unike nuk duhet ti humbasim duke bërë gjëra pa vlere...

** Me këtë tekst nuk kritikoj askënd, edhe unë jam përdoruese i rrjeteve sociale, vetem desha te kujtoja se jeta është atje jashte duke pritur për ne per ta jetuar dhe per ta shijuar atë.
Vetëm ata që luftojnë ecin përpara!
Asgjë nuk është e rastit dhe asgjë nuk na ofrohet falas.
Ju uroj një natë të mirë dhe ja kalofshi bukur kete weekend.
Flasim së shpejti.
Kisses