Σελίδες

Δευτέρα, 26 Μαΐου 2014

Shetitje ne Salamine


Pershendetje te gjithve!
Shpresoj që të gjithë te keni kaluar një fundjavë të kendeshme dhe te jeni mbushur plot energji për javën e re . Me cfare pashë në Facebook shumica e miqve të mi filluan te vene ne det. Kjo tregon se po hyjmë në atmosferën e verës dhe çdo gjë ndryshon, çdo gjë bëhet më e bukur , më me shume ngjyra, më pozitive..
Sa i këndshëm është dielli dhe deti ?!
Sa energji pozitive dhe gëzim japin bujarisht ?!
Flladi i leht i pranveres pervec se na freskon, ne menyre magjike na merr mendimet e këqija dhe të "i mbyt" ne thellesine e detit.. sa e nevojshme dhe shpenguese eshte kjo ndjesi..?!
Ashtu sic e kini kuptuar unë jam e dashuruar pas detit, pas menyres e te jetuarit prane natyres dhe shëndetshem, pas mendimeve pozitive dhe njerzve optimiste dhe pas eksplorimit te natyrës në çdo mënyrë dhe në çdo rast ...
Dëshira ime me e madhe jane udhetimet.. mundohem sa më shpesh që të shkoj diku edhe për një shëtitje diku pranë Athinës me mjafton per te mbushur baterit dhe per te filluar perseri rutinen e perditeshme.
Kete te diele ne vizituam Salaminën, një ishull pranë Athinës, pothuajse 20 minuta nga Piraeus. Ne e vizitojme shpesh Salaminen, na pelqen shume ndoshta se ajo është afër dhe aty gjejme qetesi, ndoshta për shkak se kemi gjetur në një tavernë pranë tregut te peshkut, peshk të freskët , ndoshta sepse i kombinojme te gjitha ..  nuk e di! Di vetëm se kur shkoj atje qetësohem dhe ndihem mire.
Ju e dini se Beteja e Salaminës eshte konsideruar si një nga betejat më të mëdha në historinë njerëzore? Konsiderohet kështu, sepse në qoftë se Greket ishin mposhtur nga perandoria persiane do të kishte ndaluar zhvillimin e Greqisë së lashtë dhe të qytetërimit perëndimor.
Pra, Greqia e lashtë dhe e gjithë historia e saj do të ndaloheshe në 480 para Krishtit , sepse me pas nuk do njihnim se si do të zhvillohej me Perandorinë persiane ne krye.I detyrohemi shumë Leonidhes bashke me 300 luftetaret e tij por dhe mbretit Themistokli qe bindi aleatët grekë të luftojne perseri flotën Persiane pavarësisht humbjeve te renda qe kishin pësuar në betejën e Artemisise dhe humbjes së tyre në Termopile. Kjo humbje e grekeve ju lejoi persëve që të sundonin Viotine dhe Atikine. Aleatët grek u përgatiten për të mbrojtur Korinthin dhe qendruan në ishullin e afërt të Salaminës. Pavarësisht superioritetit numerik të armikut, Themistokliu ishte i sigurtë se ai do të fitojë betejën , sepse Salamina ka shumë gjire dhe numri i madh i anijeve persjane por dhe madhesia e tyre nuk mund ti linte te leviznin dhe te manovronin mire per te luftuar.Ishte rasti me i mire qe flota greke te fitonte dhe keshtu u ndal në një vije dhe me anije e tyre të vogla dhe ata shkatërruar 300 anije persiane. Mbreti Persian Kserksi, nga kodra e Egaleos, priste te shikonte fitoren por ne te kunderten ai pa anijet e tij të shkatërruara dhe të nesërmen iku ne Azi .

Me pak fjale na doli nje postim historik sot, shpresoj se ju ka pelqyer. Mua më pëlqen  shume historia greke dhe mitologjia e saj dhe lexoj shpesh.

Ju uroj një javë të mbare, beni sa me shume udhetime dhe sa me shume not ..










Pash nga afer peshkun me te madh qe kisha pare ndonjehere... (Peshk-shpate) Peshkatari na tha qe kap shpesh peshq kaq te medhenj, gjithashtu na tha se ka kapur dhe peshkaqen.. nuk e di a do mundem te notoj me qe thelle sa me pare..!!
Peshk- shpate


Pagrus i fresket

Mundem te ushqehem vetem me peshk, nuk do them jo.
Ja dhe kos me gliko karote

Duke u kthyer me ngjyra te bukura ne orizond..