Σελίδες

Παρασκευή, 30 Μαΐου 2014

SUPE PESHKU

Ndërsa e nxehta ka filluar, unë nuk ndaloj se konsumuari supera. Sot do ju shkruaj se si e gatuaj une supën me peshk. Është e lehtë, e shijshme, me pak kalori dhe me shumë vlera ushqyese per trupin tone. Vetëm qe duhet te kini peshk të freskët..
Une peshkun qe po gatuaj sot, e mora nga Salamina. Për shkak se peshku  ishte i madh, peshkatari e ndau ne pjese. Koka, krahet dhe bishti janë shume te mira per supe dhe pjesa tjetër për te pjekur në skarë .


Përbërësit per 4 persona :
  • 1 kg peshk per supe (te me falni por emrat e peshqeve nuk i njoh ne shqip.. )
  • 4 patate
  • 1 qepë
  • 3 karrota
  • zhardhok selinoje ose 1/2 tufë selino (une sot perdora majdanos se skisha selino)
  • 2 kungull i njomë
  • 1 luge Vaj ulliri 
  • 1 luge kaperi dhe pak rozmarinë (sipas deshires)
  • lëng limoni 
  • kripë dhe piper
Pergatitja :


Grouper i fresket

Ja si e ndajme ne pjese nje peshk te madh nqs nuk duam ta konsumojme te gjithin

Filetot gati per ne skare

Pjeset e tjera gati per supe

Ziej peshkun per 10 min ne 2 ml uje
I heq shkumen (cdo gje qe ziej sidomos mishin ja heqim shkumen)

Pastroj dhe pres perimet


Me pas e heq peshkun nga zjarri dhe e pastroj nga halat (kujdes se djeg) nderkohe kam hedhur qepen dhe patatet  per te zier 10 min. Pastaj shtoj peshkun, vajin e ullirit, karrotat, kungullin e njome, selinon, kaperin me rozmarinen dhe kripen, i le te ziejne 10 minuta.

Supa eshte gati. Shërbyehet e ngrohtë ose e ftohtë me shumë piper dhe leng limoni, në qoftë se ne duam mund te bluajme perimet ne blender, sidomos për ata që nuk ju pelqejne perimet, por edhe për bebet.

Ju befte mire dhe gatuani sa me shpesh supra për shkak se e furnizojne trupin me vlera ushqyese të vlefshme sepse kur behet zierja përhapen te gjitha komponentet e perimeve dhe keshtu trupi jone i thith me mire vitaminat, mineralet dhe elementët e perimeve. Supa përbëhet kryesisht nga uji ( 45-75 % vëllimit të saj ), me rezultat të konsiderueshme të kontribuojë në hidratimin e organizmit. Gjithashtu, uji në kombinim me përmbajtjen e lartë të fibrave (për shkak të perimeve) ndihmojnë në funksionimin e mirë të sistemit gastrointestinal, duke ndihmuar patologji të pa këndshme të tilla si kapslleku. Plus qe eshte e ulët ne permbajtjen e yndyrnave, keshtu qe supa është një zgjedhje ideale për dietë, pasi ajo na ndihmon të humbasim gradualisht dhe në mënyrë të balancuar dhe te shendeteshme kilet e pa deshiruara.