Σελίδες

Κυριακή, 14 Σεπτεμβρίου 2014

Leng Panxhari, dhe vlerat ushqyese!

Mirmengjes miqte e mi!
Sot pergatita një mëngjes të shijshem dhe kam deshiren ta ndaj me ju. Eshtë një zgjedhje e lehtë për mëngjes, ndoshta disa do grinden sepse te shtrydhesh fruta /perime vete dëshiron pak më shumë kohë sesa ta kesh te gatshem dhe ta vesh ne gote, por rezultati do tju shpërblejë! Te shumtit e lene pas dore vaktin e mëngjesit, sepse nuk kanë kohë! Gabim i madh !! Në qoftë se ju zgjoheni 10 minuta më para do ti dhuroni vetes 10 vjet jetë me shume .. Çfarë do zgjidhni pra?! ;-)

Kemi thënë shumë herë në lidhje me rëndësinë e vaktit te mëngjesit, të kujdeseni që të mos mungoje kurrë nga rutina juaj e përditshme dhe të jetë i pasur dhe i gatuar shëndetshm.
Unë sot bëra këtë lëng të mrekullueshme me 1 panxhar, 1 karotë, 1/2 mollë, disa goji berry te  freskët, 1/2 dardhë, 1 kumbull, 1/2 shegë, 1 pjeshke dhe dy kube akulli. Të gjitha së bashku në një blender hedh dhe 2 luge gjelle Formula 1 nutritinal shake mix te Herbalife, për më shumë proteina, dhe rezultati ishte i përsosur, ne shijshme dhe ne vlera ushqyese.


Shto ngjyre ne pjaten tende! 


Shto shije ne jeten tende! ;-)

Nje pjate plot shije: 2 feta buke gjermani Dinkel, nje proshute gjel deti, pak djath kackavall, nje fet avokado dhe lengu i persosur i panxharit.

















Ketu desha t'ju shkruaj rendesine ushqyese te Panxharit. Përmban një sasi të madhe të kaliumit, fosforit, kalcium, squfur, jod, hekur, bakër, dhe disa sasi të metaleve të rralla si 'rubinio dhe kasio'. Gjithashtu përmban vitamina B1 dhe B2, karbohidrate natyrore, fibër, dhe proteina. 
Fibrat e panzxarit kanë treguar se mbeshtesin funksionin e zorreve dhe balancimin e nivelit te kolesterolit.
Kombinimi i fibrave qe përmbajnë bashke me b-kianin mbron traktin e zorrëve nga fenomene zbërthyese. b-kiani parandalon akumulimin e yndyrës në të mëlçisë, shkaktuar nga alkooli, obeziteti, mangësi proteinash​​, diabeti etj .. 
Në studimet e bera mbi disa kafshë, fibrat e panxharit kane treguar se rrisin nivelet e enzimave antioxidante te peroksidases dhe s-transferazes, duke rritur numrin e qelizave të specializuara të bardha të gjakut që janë përgjegjës për heqjen e qelizave jo normale. 
Lëngu i panxharit mbron lezionet e qelizave të stomakut, nga konsumi i ushqimeve të përpunuara të pasura me nitrate (sidomos mishrat e përpunuara), sepse parandalon formimin e nitrosamines. 
Lëngu konsiderohet i dobishme për ata që vuajnë nga reumatizma dhe artriti. Konsiderohet që kontribonë në detoksifikimin e mëlçisë dhe kjo e bën të dobishm. 
Panxhari i kuq ka nje sasi të mjaftueshme të magnezit dhe kështu ndihmon në absorbimin më të mirë të kalciumit. Por kini kujdes, panxhari jeshil përmbanë acid oksalik, i cili pengon absorbimin e kalciumit. 
Gjithsesi, panxhari mbron trupin ndaj shume sëmundjeve të ndryshme dhe e ndihmon për të shmangur ilaçe, shtoheni ne tryezen tuaj.