Σελίδες

Σάββατο, 1 Νοεμβρίου 2014

Byrek me kungull




Mirëmbrëma dhe muaj të mbarë .
Muaji nëntor është muaji im, githmone mezi e prisja për të festuar ditëlindjen time, tani nuk e di nëse unë jam po aq e paduruar si atehere por po e lë ta diskutojme nje here tjeter per vitet qe kalojnë dhe ne rritemi kaq shpejt, dhe le të kthehemi tek tema jonë, e cila është byrek me kungull!
 Ashtu si kam thënë dhe me pare me pelqen të gatuaj dhe sa herë që kam kohë dhe deshirë shkoj në kuzhinë dhe krijoj ... U rrita në një familje që respekton traditat dhe qe ne moshen 12 vjecare gjyshja ime më mësoi për të hapur petë. Rrallë bej byrek sepse do shume kohë ne dispozicion, por për shkak se gjyshja ime është larg, thashë sot të bej byrek me kungull dhe fatmirësisht me kujtohet si hapen petet dhe keshtu unë të shmang petet e gatshëme sepse sado ato përmbajnë konservues dhe më shumë kalori.
Kungulli është element tipik i Halloween, e cila festohet në shumë vende, por kungulli eshte nje perim vjeshtak i mire për byrek, per supa dhe receta të tjera. Kungulli ashtu si dhe farat e tij jane një ushqim i shëndetshëm, që ofrojne benefite të rëndësishme për shëndetin tonë.
Ai është një burim i pasur i vitaminave, mineraleve dhe ushqyesve të tjera.

Përbërja ushqyese e kungullit : 


  • Përmbajtja e lartë e karotenoide: Karotenoidet parandalojne radikalet e lira në trupit dhe ndihmojë per të parandaluar plakjen e parakohshme, sëmundjet kardiovaskulare dhe infeksionet e tjera. 
  • Proteina: kungulli është një burim i pasur i proteinave. 28g. fara kungulli përmbajnë rreth 7 gram proteina. 
  • Acide yndyrore : të cilat mbrojnë nga sëmundjet serioze shëndetësore të tilla si tensioni i gjakut të lartë, artritit dhe kancerin dhe për të promovuar lëkurë të shëndetshme dhe të bukur, për të përmirësuar fuqinë e trurit dhe përfitime të tjera shëndetësore. 
  • Vitamina C: Vitamina C ndihmon për të luftuar radikalet e lira, përmirëson sistemin imunitar dhe promovon prodhimin e kolagjenit. 
  • Vitamina A: Konsumi i rregullt i kungullit dhe faravete tij, mund të nxisin shëndetin e shikimit dhe sistemin tonë imunitar.
  • Magnez: i cili është i rëndësishëm për funksionet e ndryshme biologjike gjithashtu është thelbësor për kocka të shëndeteshme por dhe per dhëmbët. 
  • Kaliumi dhe zink: Studimet tregojnë se një dietë e pasur me kalium, mund të parandaloje shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare dhe hipertensionit. 
  • Fiber: pjesa brenda e kungullit është shumë e ulët në kalori dhe përmban sasi të bollshme të fibrave jashtëzakonisht të rëndësishme dietetike. 

Për byrekun nevoitet : 

  • 1/2 kungull i mesme 
  • 1kg miell  
  • 2 vezë 
  • 2 gota qumësht 
  • 5 lug bollgur 
  • 1 lug gjalpë ose margarinë 
  • kripë dhe vaj ulliri 


Së pari grij kungullin në rende. Nëse kungulli nuk eshte i freskët e ziejm me pare. Pastaj hedhim në një tas vezët, qumështin, kripën dhe bollgurin. Ju mund të vini dhe djathë në qoftë se dëshironi.



E leme mbushjen mënjanë dhe të shkojmë për të bërë brumin. Une përdora 700gr miell dhe një gotë me ujë të vaket dhe pak kripë. Punoj brumin derisa të pastrohen duart tona, te mos kem me brum ne duart pastaj e ndajmë brumin në 2 pjese. Ndajme ne 7 pjese te vogla ashtu si ju mund ta shihni në foto.




I hedhim pak niseshte persiper dhe posht qe te hapet me lehte

Kur kemi hapur te 7 petet e vogla i bejme me vaj qe mos ngjiten 



Dhe i veme qe te 7 petet e vajosura nje nga nje ne sira i hedh neseshte dhe e hap ne menyre te barabarte.

E hap peten pak me te madhe se tepsia qe do perdor.

Me te njejten menyre hap dhe peten lart, nderkoh hedh gjellen ne tepsi bashke me pak gjalp



Hap dhe peten lart ne menyre zig zag qe te piqet me mire dhe me kujdes i bej kotheren dhe hedh vaj persiper. E fut per te pjekur ne furre te nxehte dhe e pjek 40 min


Byreku im eshte gati mmmm