Σελίδες

Τετάρτη, 12 Νοεμβρίου 2014

FALEMINDERIT PER URIMET TUAJA


<meta name="google-translate-customization" content="2e6b41825779d8f8-93d816572bcaf3ba-ga87ed3472e25d57f-1e"></meta>
     

Mirmëngjes dhe shume urime per mua atehere :)
Dua te falënderoj të gjithë ata që me kujtuan dhe më mbushen me mendime të bukura. Eshtë një ndjenjë shumë e bukur kur kaq shumë urime jane mbledhur për ty nga të afërmit, nga miqtë, nga te njohurit por dhe nga disa të cilët nuk i njoh aq mirë.
Me emocionuat me urimet tuaja dhe më mbushet plot me energji pozitive dhe optimizëm.
Uroj edhe une per ju gjithë të mirat, te jeni plot dashuri dhe shëndet.




Qe ne moshen 20 vjecare dhe çdo vit për ditëlindjen time bej nje vleresim të vitit të kaluar. Kjo më ndihmon të vë nje regull ne mendimet e mia dhe te shikoj cfar do mbaj dhe cfar do heq...kete e bej për të gjetur ekuilibrin tim. Mbaj mend sikur ishte dje, ditëlindjen time vjet. Nuk ishte nje nga ditëlindjet më te mira dhe kjo ndoshta ishte një shenjë për vazhdimin e vitit. Nuk e di nëse duhet të fajësoj Saturnin (do fillojmë dhe nga astrologjia tani...), i cili është mbi shenjen time dhe me ka len pak mbrapa por dhe pak "te ngrire", ose ndoshta unë akoma nuk isha e gatshme për të vleresuar realitetin, por këto nuk kanë rëndësi tani, sepse sot ndihem më e pjekur, më e lirë dhe më e qartë.

Ato qe më la viti i kaluar janë të shumta dhe të përziera në të gjitha fushat. Jam e lumtur për këtë,  kjo do të thotë se unë Jetoj! Gjërat ne jeten tone nuk shkojnë gjithmonë mirë ose gjithmone keq dhe kjo është arsyeja pse ajo është e bukur dhe pse ne duhet ta shqyrtojme ate për ti treguar se "Shiko, unë jam këtu per te luftuar pa e ditur se çfarë tjetër është duke me pritur akoma!"

Mesazhi im për këtë ditëlindjen është që ne të jemi vetevetja dhe ta duam, ta besojme por dhe ta respektojme veten tone.
Sepse:
Është bukur të jetosh me pasion.
Është bukur të jetosh përrallën tende.
Është bukur të kesh njohuri.
Është bukur të jesh i vërtetë dhe i sinqertë me veten tende me parë dhe pastaj me të tjerët.
Është bukur të ndjekesh rrugën e instikti tend sepse te drejton vetem tek e vërteta.
Është bukur te kuptosh dhe te duash gabimet tende. Sepse jane nje pjesë prej teje. Është diçka e jotja, sepse gabimet te kanë mësuar dhe te kane bër më të mençur!

Vitet kalojne. Edhe une ...? Ritem!
Ashtu thonë. Sepse une mbetem ende një fëmijë thellë brenda meje.
Me çfarë do pasoja ka kjo. Te mira apo te keqe!

Sepse cfardo te ndodh gjithmonë do ngelem UNE!








<div id="google_translate_element"></div><script type="text/javascript">
function googleTranslateElementInit() {
  new google.translate.TranslateElement({pageLanguage: 'el', layout: google.translate.TranslateElement.InlineLayout.SIMPLE}, 'google_translate_element');
}
</script><script type="text/javascript" src="//translate.google.com/translate_a/element.js?cb=googleTranslateElementInit"></script>