Σελίδες

Σάββατο, 13 Δεκεμβρίου 2014

MELOMAKARONA Light dhe te shijshme

Melomakarona jane ëmbëlsira tradicionale greke qe amvisat pergatisin per festen e Krishtlindjes. Jane nje nga ëmbëlsirat më të preferuara per mua dhe gjithmonë mezi pres që të vijnë Krishtlindjet për ti gatuar ato. Ne internet do gjeni shume receta, une kam keruar dhe kam krijuar receten më light, me shume vlera ushqyese dhe pa humbur shijen. Provojini :)


Përbërësit ( per brumin)

  • 1 filxhan vaj ulliri
  • 2 luge gjelle Gjalpë ose vitam light
  • 1/2 filxhan sheqer i paperpunuar 
  • 2 l.gj Mjaltë 
  • 2-3 portokall, lekuren e grir ne rende dhe lëngun
  • 1/2 gotë konjak
  • 6-7 gota miell 
  • 2 l.gj kanellë 1 lugë karafil pluhur 
  • 1 luge e vogel sode
  • 2 l.gj bakin powder 
  • 5 l.gj arra per brumin dhe 5 l.gj për garniturë



Për shurupin:
  • 3 gota mjaltë
  • 2 gota ujë
  • 1/2 filxhan sheqer i paperpunuar
  • 1 portokall
  • 2 shkop kanelle
  • 1 luge karafil kokerr

PERGATITJA


Së pari  pergatisim shurupin, ziejme ujin me sheqerin, me kanellën, me portokallin te prerë në gjysmë dhe karafilat. Sa te marr nje vale e fikim soben dhe shtojme mjaltin dhe e lem te ftohet.


Rahim 6 përbërësit e parë në një mikser ose blender, derisa të shkrihet sheqeri

Në një tas të madh hedhim pjesën e lëngshme dhe pastaj përbërësit e tjerë, miellin duhet të shtojme pak nga pak dhe e preziejme shpesh.



E perzjejme mirë deri sa te behet një përzierje homogjene, nuk e punojme shume brumin se forcohet dhe kete gje nuk e duam.
Marrim copa të vogëla dhe ju japim forme ovale dhe i veme ne nje tepsi me leter qe mos ngjiten, i pjekim në 180 gradë për 30 '

Sa te dalin nga soba ashtu sic jane te nxehta i hedhim ne shurup te ftohte per 2-3 minuta nga te dyja anet. Shurupi qe ngelet e mbajme qe tja u hedhim me vone sepse i mban ato te buta.



Hedhim arrat e coptuara me pak kanelle dhe gati.


Gezuar dhe vitin tjeter akoma me te mira :)