Σελίδες

Σάββατο, 20 Δεκεμβρίου 2014

SUPE PERIMESH, PURE



Me pelqejne shume suprat dhe tani është zgjidhja më e mirë për ditët e ftohta të dimrit. Sot do shkruaj një supë te shijshme perimesh ne forme pureje, plot shije, aromë, vitamina dhe anti-oksidant, pa shume yndyrë dhe një zgjedhje e mire për ditët para festave (ose mbas festave) për të bërë detoksifikim nga mishi qe do konsumojmë. Kjo supë si dhe të tjerat si kjo mund të perbëj pjaten e parë në një tryezë formale (p.sh. tani për festat ), gjithashtu mund të jetë një darkë e lehtë ose një alternativë e mirë për të ushqyer foshnjat tuaj, supa pure eshte shumë e mirë per fëmijët.
 Në nje postim të vjetër kam shkruar per vlerat e rendesishme te supes, kliko ketu për ta gjetur atë.


Perberesit

  • 1 Rrënjë selino
  • 3 karrota
  • 1 fetë kungull (ose patate)
  • 2 -3 presh (pjesa e bardhë)
  • spinaq
  • 3-4 luge vaj ulliri
  • 70-100ml Verë e bardhë (sipas deshires)
  • limon
  • kripë / piper
  • majdanoz
PERGATITJA



Pastrojme perimet


I presim 

Së pari hedhim pak ujë në tenxhere (në vend të vajit, jam kunder te skuqjes së vajit sepse nuk është e shëndetshme, une e shtoj në fund) shtojme me parë preshin që të zbutet dhe me pas perime e tjera.

I ziejme 5-10 minuta dhe pastaj hedhim verën, i trazojme me kujdes derisa të avullohet vera dhe pastaj shtohet uje (me sy)ose lëng mishi 

I veme kapakun dhe e lem te ziej  30 minuta, pastaj shtoj spinaqin dhe vajin

E lem te ziej dhe 10 minuta dhe shtojme kripen/piperin dhe limonin

Pastaj hedhim ne mikser/blender perimet dhe i tretim

Supa eshte pothuajse gati, e ngrohim pak dhe e hedhim neper pjata


Une e shoqeroj me dako prej elbi dhe me gjize persiper.
Gatim te mbare :)