Σελίδες

Κυριακή, 4 Ιανουαρίου 2015

PLANI USHQIMOR PER NE DIMER

Pershendetje miqtë e mi. Postimi i parë për 2015 :) Gezuar te gjithve!
Ju uroj një vit të mbare dhe kreative plot shëndet dhe dashuri.  Le të fillojmë vitin e ri me humor dhe deshire per gjera te reja, me qellime të reja dhe gjithmonë me optimizëm.

Gjithë keto kohe kam marrë shumë mesazhe dhe e-maile ku shumë vajza më shkruajne qe ti ndihmoj per te humbur kile, per nje dietë ose per sekrete per tu dobesuar.  Atehere do të shkruaj këtu përmbledhjen e programit tim ushqimor qe perdor tani dhe shpresoj që tju ndihmojë sadopak. Gjithashtu ju mund te gjeni ketu dhe ketu më shumë detaje për planin tim ushqimor të parin që kisha shkruar dhe sekrete per tu dobesuar.

Per pyetje ose shpjegime me shkruani tek platforma e komunikimit (djathtas) ->





  • 7-9 Mëngjes: 1 tost me nje proshut gjel deti dhe nje fet djath (kaseri, të ulët ne yndyrë) ose 2 feta buke e thekur (frigania) me mjaltë dhe tahini +1 lëng portokalli ose trahana (tani ne dimer është nje opsion i mire)!
  • 11-12 Snak: 1 vezë të zier ose një fetë bukë integrale me pak djathë te bardhe.
  • 3-4 Dreka: mish i pjekur në skarë ose i zier (1 here/jave mish viçi pa dhjam, 1-2/jave mish pule ose 2-3/jave peshk) me perime si supe ose me pak oriz ose pak makarona ose 2 feta buke integrale dhe gjithmonë një sallatë, 1-2/jave bishtajore me një sallatë. Gjithashtu, preshet,spinaqi,kungulli, lakrat etj. jane perimet e stines ju mund te beni supe me to ose shume gatime te tjera qe plotesojne nje vakt te plot dhe te shendetshem.
  • 6-7 Snak: 1 kos+ 1 frut ose 10-15 bajame ose 5 arra ose 6 geshtenja (te pjekura ose te ziera) 
  • 9-10 Darka: një supë ose dy shishqebap pule me një sallatë ose një omëletë.


TIPS:



  • vaktet e mesiperme te behen çdo 2-3 orë.  Nëse ju merr urija ju mund te konsumoni nje frut, molla eshte nje opsion shume i mire, ose pak arra/ bajame/ kikirike/ fara luledielli pa krip vetem te pjekura ose një fetë bukë me pak djathë.
  • Pini të paktën 2lt ujë, 2 gota caj nga bime të ndryshme.
  • Shmangni ëmbëlsirat / alkoolin / junk food
  • Gjimnastike ose jogging të paktën 40' (3-4 here ne jave)
  • Gjendje te mirë shpirterore, optimizem dhe jo stres.
  • Focus on! Ti vini qellim vetes si deshironi te ini për 1-3 muaj, të gjeni një foto që ju pëlqen trupi juaj ose zbrisni një nga internet dhe ngjiteni diku ku ju do e shihni atë çdo ditë për tju kujtuar qëllimin tuaj.



Kujdes! Unë nuk jam specialiste per t'ju rekomanduar juve cfare duhet te beni. Sepse sic e kemi then cdo trup ka kerkesa te ndryshme. Ky është thjesht një plan ushqimor që tek trupi im punon.
Nëse ju nuk keni probleme me shëndetin tuaj ju mund te eksperimentoni derisa ju të gjeni vetë bilancimin tuaj ushqyes dhe sekretet tuaja per te humbur kile dhe per te qene gjithmon ne forme..


Good luck! :)
With love, Martha!