Σελίδες

Κυριακή, 15 Φεβρουαρίου 2015

VETEM DASHURI



Me rastin e Shën Valentinit desha të shkruaja diçka rreth dashurisë ..
Shën Valentini është një festë komerciale sepse dashuria duhet shfaqur çdo ditë me gjëra të thjeshta si një përqafim të ngrohtë, një ledhatim, me fjalë dashurie, me puthje me pasion, me dashuri, me gjëra që nuk kanë vlerë materiale sepse vetëm gjendja emocionale eshte ajo qe do qëndrojë gjithmon me ne.. Sepse n.q.s ndahesh me dike objektet materiale janë të parët që zhduken ... por kujtimet mbeten të paprekeshme dhe i mban gjithmon me vete ... Kur je i dashuruar feston çdo ditë me partnerin tend!




Dashuri, një fjalë dhe emocion i mrekullushem!

Është kaq bukur kur dashuron dhe të dashurojnë ..

Te duash do te thot te jesh në gjendje të kuptosh dhe të respektosh dike dhe vendimet e tij.

Te duash do te thot te shikosh gabimet e tjetrit dhe ti tregosh atij rrugën e drejtë ....

Dashuri do te thot të duash vetëm të miren e tjetrit. Edhe kur ai do te ik nga ty, e le te ik sepse e di qe do jet mirë dhe i lumtur, sepse ti i do të mirën dhe nuk e vë egoizmin tend mbi të gjitha ....

Dashuria është pasuri, art, krijim ...

Në dashuri nuk ka vend urrejtja, egoizëmi, cektësia , pushteti, vrazhdësia.

Dashuria rritet me respekt, me sinqeritet, me përkushtim.

Kupton se e do dikë kur ndjenja e dashurise te tejkalon dhe çdo pengesë që shfaqet e shikon si një fillim të ri me destinacion lumturine!

Kur ka dashuri, ka shpresë, ka ëndërr, ka jete!

Kur do dike gjen njemije arsye ta dashurosh perseri nga fillimi.
Dhe mos harro "Qëllimi i dashurisë është dashuria"

Dashuro me pasion çdo ditë ...

Ju pershendes me "Ceindion-The power of love "