Σελίδες

Σάββατο, 21 Μαρτίου 2015

Kek me arra dhe shurup - Karidhopita - Pecan pie



Mirebrëma miqtë e mi.
U be kohe pa shkrojtur ... Uroj te gjithë të jeni mirë dhe të kujdeseni për veten dhe per te dashurit tuaj.

Sot eshte dita e parë zyrtare e pranverës dhe sot dielli është më i ngrohte, zogjtë cicerojne gjithe diten dhe pemët e bajames kanë filluar të lulëzojnë atë lulen e bukur rozë .. Çdo gjë tregon se arriti fundi i dimrit te mërzitshëm dhe vera po na shkel syrin ;)

Unë kam filluar të kujdesem per dieten time dhe pres me padurim verën, lojra pafund në plazh, rrobat e lehta, shëtitjet pafund dhe në përgjithësi të gjitha ato bukurite që na ofron vera.
Te kujdesemi per dietën tone nuk do të thotë te privohet cdo gje e shijshme! Por duhet te japim rendesi se çfarë do konsumojme dhe sa.. Embelsirat duhet reduktuar në minimum në qoftë se deshironi të humbisni më lehtë kilet e padëshiruara. Por në qoftë se ju jeni të dashuruar pas embelirave (si mua!), nuk është e lehtë për ti hequr nga programi ushqimor. Prandaj une sot u zgjova herët në mëngjes, vajta në mal per jogging dhe u ktheva me frymëzim për të shkuar në kuzhinë dhe per te gatuar nje embelsire.
Gatova nje kek, tradicional qe bejne ketu ne greqi,  me shurup dhe me arra  por une e trazova pak receten dhe bera me light .. (pra në vend të 10 vezë qe zakonisht vënë une vura 3, gjalpin-margarinën e zevendesova me  vaj ulliri, dhe sheqerin e bardhë e zevendesova me mjalt dhe sheqer te zi) Po e shkruaj recetën dhe jam e sigurt se do ju pelqej shume.

PERBERESIT 


  • 3-4 vezë
  • 1 filxhan sheqer i zi
  • 1/2 filxhan ose vaj ulliri ose luledielli
  • 1 filxhan qumësht 1,5%
  • 2 gota miell
  • 1 filxhan arra te coptuara
  • 1 lugë te vogel Uthull 
  • 1 luge te vogel sode
  • 1 lugë baking powder
  • 1 luge e vogel  kanellë dhe karafil
  • lëng nga 1 portokalli dhe lekura e tij
  • arra kokosi i grir për dekorimin (optional)


Përbërësit për shurupin


  • 1 filxhan mjaltë + 1 filxhan sheqer i zi ose 2 gota sheqer i zi
  • 2 gota ujë
  • 1 got te vogel liker ose konjak
  • 1 lekura e 1 limoni ose portokalli

Pergatitja 


Rrahim vezët me sheqerin në mixer deri sa lenda te mare ngjyre krem ne te bardhë. Pastaj e hedh në një tas të madh (nëse kini mixerin e madh do hidhni aty të gjithe perberesit) duke perzier shtoj vajin, qumështin, lëngun e portokallit, uthullin bashk me soden i bashkoj bashk me pare pastaj e bashkoj me pjesen tjeter, shtoj arrat dhe përziej mirë. Pastaj shosh miellin dhe e shtoj pak nga pak duke e perzjere vazhdimisht. Së fundi, shtoj baking powder,lekuren e grir te portokallit, kanellën dhe karafiln. Nqs doni mund te shtoni 1 luge kakao per shije dhe ngjyre.




E perziej mirë dhe  e hedh ne pirex te lyer me vaj dhe te sperkatur pak miell, piqet në 180 për 40-50 minuta. E kupton qe është pjekur kur  me një thikë e shpon ne mes kekun dhe dhe thika del e pastër. Nderkoh përgatisnit kekun duhet te zieni dhe shurupin për 5 minuta dhe lini të ftohtë që tja hidhni kekut te nxeht.






   Shpresoj tju pëlqej dhe ju kjo recet dhe uroj te gatuani sa me shpesh për të dashurit tuaj :)
Shoqeroheni me akullore, por mos e teperoni :D